Sobowale largohet nga Laçi, klubi kurbinas arrin akordin me ish-lojtarin e Kukësit

by KLIKOJE.AL

Laçi është forcuar sërish. Kleandro Lleshi është lojtari më i ri i kurbinasve. Mesfushori do të veshë fanellën bardhezi për sezonin e ri, teksa këtë kampionat që u mbyll ai spikati me skuadrën e Kukësit. Por, jo vetëm afrime pasi Laçi humbet përfundimisht Sobovalen, edhe pse nga klubi kurbinas nuk ka ende një njoftim zyrtar, mësohet se sulmuesi ka kaluar te Prishtina në kampionatin e Kosovës. Pas mbarimit të sezonit të kaluar me Laçin ku shënoi 9 gola në total, Sobowale u huazua te Malisheva për ndeshjet e Europës të cilat i luajti të dyja, me ekipin e Kosovës që u eliminua nga Buduçnosti.

Kur të gjithë prisnin që ai të kthehej për të udhëhequr sulmin e Laçit për sezonin e ri, duke qenë se 27- vjeçari është në kontratë deri në vitin 2025 me bardhezinjtë dhe teksa angazhimet e klubit kosovar të Malishevës përfunduan, sulmuesi anglez nuk është rikthyer te kurbinasit, por ka kaluar te Prishtina.

Nuk dihen ende detajet e transferimit, shifra që mund të ketë përfituar Laçi, apo nëse gjithçka është mbyllur me mirëkuptim mes palëve.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.