Skënderbeu ka arritur të kryej të afrimet e rradhës.Korçarët kanë filluar me shumë seriozitet merkaton për sezonin e ri me Grezdën dhe Krasniqin por duket se do mbeten me të njejtin ritëm.
Këta të fundit kanë siguruar shërbimet e një mbrojtësi kolumbian dhe një sulmuesi ganez.Bëhet fjalë për “bomberin” Bismark Charles i cili së fundmi ka qenë pjesë e Cska Sofias dhe mbrojtwsin Lucho Vásquez.
Bismark është 23-vjeçar dhe më herët ka luajtur Kosovë, në radhët e Vushtrrisë fillimisht dhe më pas te Trepça 89, para se të transferohej në Bullgari. Aventura e tij e lëvizjeve shkon mes CSKA Sofjas, Pirinit dhe Zeljeznicar-it në Bosnjë. Në total, mes 79 takimeve të luajtura, ka shënuar 16 gola. Sezonin e fundit në Bullgari është aktivizuar në 27 takime, duke shënuar vetëm 1 gol.
Vasquez është 21-vjeçar, 192 cm i gjatë, ka luajtur sezonin e kaluar te Kapfenbrg në kategorinë i dytë austriake, ku ishte huazuar nga ekipi i njohur i Salzburgut, që ka pronësinë e kartonit të tij.Ai ka qenë pjesë e përfaqësueses së Kolumbisë në të gjitha moshat deri tek U-20-a. Sezonin e kaluar, në radhët e Kapfenberg, Vaskez ka luajtur 47 ndeshje, duke arritur të shënojë edhe 2 gola.