Pushimi ndërkombëtar nuk i bëri shumë mirë Borussia Dortmund-it. Pas dhjetë fitoreve radhazi të arritura që nga fillimi i vitit në të gjitha kompeticionet, verdhezinjtë e Terzic janë ngadalësuar pak në periudhën e fundit.
Të eliminuar në Champions League nga Chelsea pas një humbje 2-0 në ndeshjen e dytë të raundit të 1/8-ave, Dortmund-i pësoi humbjen e parë në kampionat në 2023 në ndeshjen e tyre më të rëndësishme: Der Klassiker kundër Bayern Munich.
Bavarezët e trajnerit të ri Tuchel fituan 4-2 duke kaluar Dortmundin në renditje dhe duke marrë kreun e Bundesliga-s. Mbrojtësi i Dortmund-it, Nico Schlotterbeck, gjithashtu u ndal nga një dëmtim në minutën e 44-t të pjesës së parë dhe u zëvendësua nga Mats Hummels.
Dëmtimi i Schlotterbeck gjatë Der Kassiker kundër Bayern Munich është marrë në zemër nga tifozja më seksi e Borussia Dortmund, Kim Schiele. Infermierja dhe modelja e të brendshmeve tifoze e verdhezinjve tha se ishte e gatshme të ndihmonte mbrojtësin e dëmtuar me trajtim të veçantë.
Kim dëshiron të vendosë duart e saj shëruese mbi Schlotterbeck, i detyruar të ndalojë për një muaj pas dëmtimit muskulor të pësuar në ndeshjen kundër Bayern Munich. Schiele ka postuar një foto të saj dhe ka shkruar: “Sa më shpejt të shëroheni, aq më mirë. Kur të duash!” Në një postim tjetër, infermierja iu drejtua Schotterbeck-ut: “Infermierja juaj e preferuar”.
Pavarësisht se është e dashuruar me kapitenin Marco Reus, Kim është e lumtur të ndihmojë një tjetër lojtar të Borussia Dortmund në rikuperimin e tij nga dëmtimi. E në rrjetet sociale nuk vonuan disa komente: “Mbretëresha e Dortmundit”, “Infermierja e bukur nga Dortmundi”, “Eja më trajto, u dashurova”.