Skënderbeu ka prezantuar ditën e sotme 4 afrimet e fundit të kësaj merkatoje. Korçarët kanë zyrtarizuar Mamane Amadou Sabo, Joao Felipe, Altin Ukiçi dhe Saleh Nasr.
Klubi iu uron shumë suksese me fanellën e “Ujqërve”, me futbollistët që janë vënë menjëherë nën urdhrat e Ernest Gjokës. Afrime shumë të rëndësishme për Skënderbeun para sfidës me Dinamon, që është e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë.
View this post on Instagram
“Mamane Amadou Sabo, Joao Felipe, Altin Ukiçi dhe Saleh Nasr zyrtarisht bardhekuqë!
Futbollistët kanë arritur marrëveshjen me klubin dhe janë zyrtarisht lojtarë të Skënderbeut.
Menjëherë pasi kanë hedhur firmën në kontratë, futbollistët janë bashkuar me grupin në seancat stërvitore.
LEXO ME SHUME:Rashica nga penalltia e Lorran barazon, Dinamo-Skënderbeu përfundon në paqe (video)
Dinamo-Skënderbeu përfundon në barazim. Dy skuadrat kanë ndarë pikët në një 1-1 shumë të luftuar në “Elbasan Arena”. Të dy skuadrat luftojnë për objektiva të ndryshëm, por sot kanë luajtur një ndeshje shumë të bukur si të barabartë, duke kërkuar të gjenin golin që në minutat e parë. “Paqja” u thye vetëm në pjesën e dytë, kur një penallti solli avantazhin e Rashicës për Skënderbeun. Megjithatë, nuk vonoi përgjigja e Dinamos me Lorran për të vendosur baraspeshën në shifra. Edhe pse rastet nuk munguan deri në fund, rrjetat nuk u tundën më dhe ekipet u desh të kënaqeshin me nga një pikë që nuk ndryshon renditjen e tyre, por që për momentin largon pak më shumë nga kreu Dinamon pas dy barazimeve radhazi.