Ballkani dhe Drita zhvilluan një ndeshje të madhe duke barazuar me rezultatin 2-2 në kuadër të derbit të javës së 30-të të Superligës së Kosovës. Pjesa e parë prodhoi raste të shumta, por asnjë gol. Në pjesën e dytë ndeshja u zhbllokua në minutën e 50′ kur Blerim Krasniqi kaloi në avantazh Dritën.
Por Ballkani shpejt u kundërpërgjigj me Genrit Halilin i cili me kokë shënoi për 1-1 në minutën e 54-të. Suharekasit pas golit të barazimit kishin raste, por që në nuk arritën të shënonin golin e epërsisë.
Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, Ensar Huruglica i Dritës, në minutën e 89-të me një gjuajtje të fuqishme jashtë zone shënoi për 2-1.
Por me kaq nuk u mbyll. Zhvillohej minuta e pestë e shtesës, kur Nazmi Gripshi nga afër tundi rrjetën për 2-2. Deri në fund nuk kishte më gola dhe Ballkani mbetet kryesues me 60 pikë, dy më shumë se Drita.