7
Një ngjarje e paprecedentë u regjistrua teksa luhej minuta e 69-të në duelin mes Flamurtarit dhe Teutës. Tifozët vendas nuk janë përmbajtur duke kapërcyer rrethimin e brendshëm të stadiumit teksa u futën në fushë, duke u përplasur me lojtarët kundështarë.
Plas grushti në fushë mes lojtarëve dhe pastaj futen edhe tifozë të cilët përleshen me lojtarët e Teutës. Gjyqtari shkon të ndalë lojtarët por krijohet kaos dhe në fushë futen edhe stafi i durrsakëve, por edhe forcat e policisë që mundohen të gjejnë fajtorët.
Ndeshja u ndërpre, teksa u desh edhe ndërhyrja e forcave të rendit, për të shmangur një përplasje edhe më masive.