129
Ministria e Shëndetësisë raporton se Brazili ka shënuar rekord të ri të vdekjeve ditore nga COVID-19. Brazili raportoi një rekord të zi, 1,349 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit.
Numrin e përgjithshëm të viktimave nga koronavirusi në Brazil ka shkuar në 32.548, me 584.016 infeksione të konfirmuara i dyti në mbarë botën, pas Shteteve të Bashkuara.
Numri i viktimave në Brazil, i cili është dyfishuar në 17 ditë, aktualisht është i katërti në të gjithë botën, pas SH.B.A., Britanisë së Madhe dhe Italisë
Ekspertët kanë deklaruar se numrat e vërtetë janë ndoshta shumë më të larta se shifrat e publikuara.