Një penallti na shpëton… nderin! Shqipëria pa nerv ndaj Gjibraltarit (video)

Shqipëria

Shqipëria fiton miqësoren ndaj Gjibraltarit me rezultatin 1-0. Një ndeshje e vakët nga kuqezinjtë, të cilët nuk patën dëshirë, për të krijuar një mori rastesh. Në pjesën e parë, ishin vetëm dy mundësi me mesfushorin e Lecces, Medon Berisha, në minutat 34’ dhe 43’, ku në një nga këto raste topi përfundoi në traversë.

Në minutën e 69’. Penallti për kuqezinjtë! Një top nga e djathta i Shpendit sjell prekjen me dorë të Pozo dhe gjyqtari bën shenjë nga pika e bardhë. Jasir Asani nuk gabon nga penalltia, duke I dhënë fitoren Shqipërisë. Në këtë përballje u aktivizua edhe Cristian Shpendi i cili hyri në fushë në minutën e 46’.  Më datë 9 shtator, Shqipëria luan ndaj Letonisë, përballja e rradhës për kualifikueset e Kupës së Botës.

LEXO ME SHUME:Shqipëri e vakët ndaj Gjibraltarit, vetëm dy raste në pjesën e parë (video)

Related posts

“Na shpëtoi penalltia!”/ Orges Shehi analizon derbin me sinqeritet: S’ishim konkretë para portës’

“Besuam te të rinjtë, kjo është kostoja”/ Enkeleid Dobi tregon arsyet e humbjes nga Elbasani: Projekti është për të ardhmen

Derbi lë shije të hidhur, Ilir Daja: Dominuam, por s’dimë të vrasim ndeshjet, duhet të ishim më lart në renditje