Miqësore me ekipin kampion, Vllaznia publikon emrin e kundërshtarit

Vllaznia

Aktualisht, po zhvillohen përballjet e kualifikueseve të Kombëtareve. Teksa skuadrat janë në pushim ose në stërvitje, Vllaznia ka njoftuar ditën e sotme se do të zbresë në fushë për një miqësore.

Me një postim në rrjetet sociale, klubi shkodran ka njoftuar se do të përballet me Deçiqin. Përballja mes shkodranëve dhe ekipit të Deçiqit do të zhvillohet të dielën në orën 18:00 në “Loro Boriçi”.

Një sfidë interesante kjo e së dielës e cila do të tregojë nivelin e të dyja skuadrave përpara rinisjes së kampionateve. Ekipi shkodran renditet në vendin e 5-të me 3 pikë në Superiore, ndërsa Deçiqi në vendin e dytë të kampionatit malazez me pikë të barabarta me vendin e parë që e mban Sutjeska, por ekipi shqiptar që luan në Malin e Zi, sezonin e kaluar fitoi titullin kampion.

POSTIMI I VLLAZNISË

VLLAZNIA- Deçiq
E dielë, 07 shtator
18:00
Stadiumi “Loro Boriçi”
Forca Vllaznia
Vllaznia, një jetë, dy ngjyra, një skuadër.

Related posts

Tirana sqaron gjithçka me një njoftim zyrtar: As nuk kanë qenë dhe as nuk do të jenë objektivët tanë

Partizani bën lëvizjen e bujshme, mendon për stolin ish-trajnerin e Tiranës

“Shqipëria më emocionoi”, Rolando Maran flet për “Gazzeta dello Sport: Dua rezultate me djersë dhe sakrificë