Derbi lë shije të hidhur, Ilir Daja: Dominuam, por s’dimë të vrasim ndeshjet, duhet të ishim më lart në renditje

Dinamo

Dinamo dhe Tirana kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të “Abissnet Superiore”. Derbi që u zhvillua në stadiumin “Air Albania”, përfundoi me shifrat 1-1. Pas këtij dueli ka folur trajneri i dinamovitëve, Ilir Daja.

“Sigurisht që një fitore sot do na fuste në një rrugë akoma më të mirë. Jo në drejtim të lojës, por në drejtim të pikëve… na ndodh gjithë kohës që jemi prezent në 90 minuta, kemi manovra të konsoliduara, kemi raste. Kanë ngelur pak ndeshje tani, por që nëse do të ishim më cinikë, nëse do të ishim efikasë në finalizimin e rasteve, ndoshta duhet të ishim shumë herë më lartë në klasifikimin se sa ku jemi.

 Jo vetëm penalltia, por edhe rasti i Ditës në fund fare. Kemi qenë prezentë në lojë gjatë 90 minutave, kemi mbajtur fitimin e territorit në gjysmëfushën e kundërshtarit, ky është futbolli.  Meqë nuk kemi më ndeshje me Tiranën, por s’mund të jap sërish detaje. Është një element që e keni kapur mirë”, tha trajneri i Dinamo-s, Ilir Daja.

LEXO ME SHUME:Një pikë për secilën, derbi vendoset edhe nga gabimi i Bregut (video)

Related posts

“Na shpëtoi penalltia!”/ Orges Shehi analizon derbin me sinqeritet: S’ishim konkretë para portës’

“Besuam te të rinjtë, kjo është kostoja”/ Enkeleid Dobi tregon arsyet e humbjes nga Elbasani: Projekti është për të ardhmen

Një pikë për secilën, derbi vendoset edhe nga gabimi i Bregut (video)