Europa në horizont, Elbasani nis përforcimet me një emër interesant

Elbasani

Elbasani ka zyrtarizuar goditjen e parë në merkaton e verës, duke afruar në skuadër sulmuesin e krahut Edoly Lukoki. Verdheblutë kanë befasuar me këtë transferim, pasi bëhet fjalë për një futbollist të ri me eksperiencë në futbollin holandez.

22-vjeçari vjen pas aventurës së tij me Eindhoven në kategorinë e dytë të Holandës, ndërsa aktivizohet kryesisht në krahun e majtë të sulmit. I lindur në Francë dhe me origjinë nga Kongo, Lukoki ka qenë pjesë e përfaqësueseve zinxhir të Francës, duke u aktivizuar deri te kombëtarja U-18.

Pavarësisht mundësisë për të vazhduar bashkëpunimin, Eindhoven vendosi të mos rinovojë kontratën e futbollistit, duke i hapur rrugën transferimit të tij në Superiore.

Për Elbasani-n, Edoly Lukoki është afrimi i parë i kësaj vere dhe një sinjal i qartë i ambicieve të klubit për sezonin e ri. Verdheblutë po përgatiten për sfidat europiane dhe synojnë të ndërtojnë një skuadër sa më konkurruese për paraqitjen në arenën ndërkombëtare.

LEXO ME SHUME:Operacioni “Rikthimi”, Flamurtari nis spastrimin pas rënies nga Superiorja

Related posts

Shans i madh për portierin e Tiranës, Bekaj drejt fanellës së titullarit me Kosovën (video)

Operacioni “Rikthimi”, Flamurtari nis spastrimin pas rënies nga Superiorja

Mbyllet një cikël te Besa, 24-vjeçari largohet pas tre sezonesh në Kavajë