“Besuam te të rinjtë, kjo është kostoja”/ Enkeleid Dobi tregon arsyet e humbjes nga Elbasani: Projekti është për të ardhmen

Enkeleid Dobi

Enkeleid Dobi, trajneri i Teutës  foli pas humbjes në frymën e fundit ndaj Elbasanit në “Niko Dovana” me rezultatin 1 me 2, teksa e vendosi fokusin e kësaj disfate te aktivizimi i lojtarëve të rinj. Në prononcimin e dhënë për “Super Gol”, Dobi deklaroi:

“Po mendojmë për të ardhmen e ekipit. Gjithë projekti qëllimi, ka qenë që të fusim të integrojmë lojtarë nga akademia. Jam munduar, por edhe ekipi U19 ka pasur nevojë. Vetë lojtarët janë duke e marrë shansin, por duhet ta shfrytëzojnë, të ecin përpara dhe të rriten.

Djemtë e rinj të futur kanë koston e vetë, Elbasani na futi në presion. Doja të vazhdonim me të njëjtën mënyrë loje si pjesën e parë. Djemtë e rinj nuk janë integruar tamam, kanë “frikën”, nuk janë guximtarë për të mbajtur rritmini e lojtarëve në pjesën e parë. Dëmtimi i Përgjonit na detyroi të modifikonim skemën e lojës që kishim përgatitur gjatë gjithë lojës.

Në pjesën e dytë nuk dolëm rrjedhshëm në sulm, mungonte sepse futëm djemtë rinj, Trifonin, Arifi, Boci, Buzon, Serxhion, janë të gjithë 22-vjeç e poshtë. Kur do t’ia u japësh mundësinë djemve të rinj. Edhe në ndeshjet e mbetura të kampionatit do t’iu japim minuta djemve të rinj. Jam i kënaqur me mënyrën se si i interpretuan në disa momente pjesën e vetë. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm për këtë”, deklaroi Dobi.

Related posts

“Na shpëtoi penalltia!”/ Orges Shehi analizon derbin me sinqeritet: S’ishim konkretë para portës’

Derbi lë shije të hidhur, Ilir Daja: Dominuam, por s’dimë të vrasim ndeshjet, duhet të ishim më lart në renditje

Një pikë për secilën, derbi vendoset edhe nga gabimi i Bregut (video)