158
Një banesë është shkrumbuar gjatë natës në Pukë. Ngjarja ndodhi në lagjen ‘Laçaj’ të këtij qyteti.
Mësohet se banesa, në pronësi të Gazmend Laçit, është përfshirë e gjitha nga flakët dhe për pasojë është djegur totalisht për 30 minuta. Fatmirësisht nga flakët nuk ka pasur persona të lënduar.
Po ashtu ka dyshime se shkak i zjarrit të jetë bërë një luhatje e energjisë elektrike.