55
Një përleshje brutale mes një ushtari ukrainas dhe një ushtari rus në Trudove, rajoni Zaporizhzhia, përfundoi me një moment emocional respekti të ndërsjellë.
Luftëtari ukrainas, i goditur rëndë nga rivali i tij me thikë, dha frymën e fundit duke përcjellë një mesazh lamtumire për nënën e tij dhe duke e përshëndetur kundërshtarin e tij rus me fjalët:
“Ju ishit luftëtari më i mirë në botë.” Ushtari rus, gjithashtu i plagosur, iu afrua ukrainasit dhe i tha: “Mirupafshim”, duke u larguar më pas.
Pamjet dramatike, të publikuara rishtas, pasqyrojnë një akt të rrallë njerëzillëku mes dhunës së një konflikti të përgjakshëm.