BRITANI- Shkencëtarët kanë zbuluar një mikrob që mbron plotësisht mushkonjat nga infektimi me malaria, e duke qenë se kjo sëmundje përhapet pikërisht nga pickimi i tyre, atëherë mbron dhe njerëzit.
Mediat e huaja janë shprehur se ky zbulim është bërë nga një ekip nga Kenia dhe Britania e Madhe. Mikrobi që bllokon malarien quhet Mikrosporidia MB dhe u gjet gjatë studimit të mushkonjave në Liqenin Viktoria në Kenia. Është mësuar se ky mikrob jeton në zorrët e insektit.
Shkencëtarët kanë zbuluar se asnjë mushkonjë që kishte këtë mikrob nuk kishte parazitin e malaries. Sipas të dhënave më shumë se 400 mijë njerëz vdesin çdo vit nga malaria dhe pjesa më e madhe e tyre janë fëmijë nën pesë vjeç.
Sipas shkencëtarëve që përdorimi o Mikrosporidia MB, të funksionojë duhet që në një rajon të rrezikuar nga malaria, me këtë mikrob të infektohen të paktën 40% e mushkonjave.