Sa erdhi nga huazimi! Partizani “i tregon derën” futbollistit, mbyll bashkëpunimin me të (FOTO)

Nëse ka një repart i cili është absolutisht i frikshëm në Superiore është ai i portës së Partizanit. Të kuqtë, aktualisht kanë plot 4 portierë të konfirmuar të elitës së futbollit shqiptar. Titullari Bekim Rexhepi, legjenda Alban Hoxha, “Doreza e Artë” Pano Qirko dhe gardiani Aldo Teqja.

Sigurisht janë shumë dhe asnjë prej tyre nuk e meriton të qendrojë në stol apo tribunë, ndaj të kuqtë kanë njoftuar se kanë mbyllur bashkëpunimin me një prej tyre. Aldo Teqja i jep fund zyrtarish aventurës së tij si “Dem”.

Sezonin e fundi tai ishte i huazuar te Bylisi ku dhuroi paraqitjhe mjaft të mira ndërsa ditët e fundit u stërvit me kampionët. Tashmë palët kanë ndërprerë kontratën me konsensus dhe klubi i uron suksese atij për karrierën në vazhdim.

Related posts

“Ishte ditë e bukur për ne”/ Gvozdenovic në qiellin e shtatë pas fitores: Shumë emocione, megjithatë asgjë nuk ka përfunduar

Humbja 3-1, Ilir Daja me rezerva: Duhej arbitër me më shumë eksperiencë

Maksuti “djeg” Dinamon, Flamurtari beson te mrekullia (video)