GOL pa futur mirë këmbët te Maribori, Skuka e nis mbarë aventurën në Slloveni (video)

Xhuliano Skuka e ka nisur me një gol eksperiencën e tij te skuadra e Maribor, duke tundur rrjetën që në ndeshjen e parë përgatitore të skuadrës sllovene, e cila po bëhet gati për pjesëmarrjen në Conference League.

Sulmuesi shqiptar, i transferuar pak ditë më parë nga Metz te klubi slloven, ka luajtur disa minuta në ndeshjen që skuadra e tij luajti kundër NK Limbus Pekre, të fituar me shifrat 5-0. Ai u aktivizua në minutën e 65 të sfidës dhe vetëm 4 minuta më vonë, shkroi emrin në listën e golashënuesve.

Skukës iu besua ekzekutimi i një penalltie dhe sulmuesi nuk gaboi, duke tundur rrjetën e portës kundërshtarë, për të vulosur rezultatin përfundimtar 5-0 dhe për ta nisur me këmbën e mbarë këtë aventurë.

Related posts

Goditje në merkato, klubi ukrainas “rrëmben” protagonistin e Superiores (FOTO)

Sensacion në Final-Four, Dinamo sheh titullin, ja skenari që e shpall kampione

“Rrahje dhe paga të papaguara”/ Ish-drejtuesi zbulon konfliktet dhe kaosin te Vllaznia