Trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenoviç, ka theksuar se ekipi i tij e meritonte fitoren ndaj Vllaznisë dhe vendin e parë në renditje.
“Emocione? Ky vit nuk ishte vetëm sot në një ndeshje të bukur për ne e me shumë emocione. Ishim edhe kundër Partizanit e të tjera ndeshje. Por tani kur jemi afër fundit, çdo ndeshje ka një tjetër frymëmarrje brenda fushës. Patjetër edhe në stafi do festojmë pak, sot ishte ditë e bukur për ne. Dua të falënderoj tifozët për mbështetjen, ishte një atmosferë fantastike, rreth 7-8 mijë tifozë dhe një respekt të madh për tifozët tanë.
Jemi më të qetë, kemi dy pikë më shumë dhe janë edhe 3 javë. Por nuk vendoset asgjë, se kemi Final 4 dhe është gjithçka e hapur. Por nga ana e motivimit dhe psikologjikisht jemi më të fortë dhe më mirë.
E dimë forcën e Vllaznisë, është në ajër dhe top të dytë. Ne ishim shumë me ekuilibër në mbrojtje, shumë afër topit të dytë dhe u hapëm shumë mirë në pjesën e parë. Goli i parë ishte i bukur, i dyti edhe më i bukur, se ishim agresivë, mendimi im është se djemtë e meritonin fitoren. Patjetër rrezikoi dhe Vllaznia, ka cilësi, por pas golit të tyre erdhi i treti, shumë i bukur. Menaxhuam shumë mirë situatat dhe djemtë e meritonin të fitonin sot.
Nuk jemi sot në vendin e parë, kemi qenë edhe në fazën e parë dhe të tretë, deri sot ishim gjithmonë lart, ishim për një pikë më pak apo ishim afër. Nuk kemi presion jemi gati e do luftojmë deri në fund për titullin.
Shanset? Është e vështirë të them tani, kemi më të mira se jemi të parët. Por pas tre javësh fillon “Final 4” dhe është e gjitha e hapur. Kemi tre ndeshje të forta, nuk mund të them sa kemi shanse për ne, Vllazninë, Egnatian apo Partizanin e Dinamon. Ndaj duhet të presim edhe pak.
Kalendari i javëve të fundit? Nuk kemi bonus se kampionati shqiptar është shumë i fortë. Bonus jo, vështirësi po, se ata do luftojnë më fort, do luftojmë edhe ne se skuadrat kanë nevojë për pikët. Do jenë javë të forta për ne dhe kundërshtarët. Nuk është bonus, është vështirësi për ne”, tha Gvozdenoviç për RTSH pas ndeshjes.