Gjak dhe gola! Elbasani dominon ndaj Vllaznisë dhe merr vendin e parë (video)

Elbasani

Elbasani ka marrë një fitore të madhe në përballjen direkte ndaj Vllaznisë, duke triumfuar me rezultatin 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të. Ky sukses jo vetëm që i jep tri pikë të arta ekipit verdheblu, por edhe i ngjit ata në krye të renditjes, duke parakaluar pikërisht shkodranët. Ndeshja nisi me ritëm të lartë dhe ishte Elbasani që goditi i pari. Në minutën e 22-të, një aksion i bukur nga krahu i majtë solli avantazhin: Lajthia harkoi saktë në qendër, ndërsa Diallo devijoi topin drejt Tsague, i cili i vetëm në zonë nuk gaboi përballë portierit Pohls.

Elbasani vazhdoi presionin dhe në minutën e 39-të dyfishoi shifrat. Lila bëri një aksion individual mbresëlënës nga e djathta, duke kaluar disa kundërshtarë, përpara se të dërgonte një top të saktë në zonë, ku Lajthia me kokë e dërgoi në rrjetë për 2-0. Vllaznia reagoi në pjesën e dytë dhe në minutën e 73-të rihapi takimin. Pas një kombinimi të mirë, Kallaku shërbeu për Qaton në zonë dhe mesfushori realizoi me një goditje të fortë, duke mposhtur Totoshin.

Megjithatë, gëzimi i shkodranëve zgjati pak. Vetëm tre minuta më vonë, në të 76-ën, Lajthia mori përsipër gjithçka, duke dribluar mbrojtjen kundërshtare dhe finalizuar me një goditje të shkëlqyer për golin e tretë, që vulosi rezultatin 3-1. Me këtë fitore, Elbasani ngjitet në vendin e parë me 62 pikë, duke lënë pas Vllazninë në vendin e dytë me 60 pikë, në një garë që pritet të mbetet e hapur deri në javët e fundit të kampionatit.

Related posts

“Ishte ditë e bukur për ne”/ Gvozdenovic në qiellin e shtatë pas fitores: Shumë emocione, megjithatë asgjë nuk ka përfunduar

Humbja 3-1, Ilir Daja me rezerva: Duhej arbitër me më shumë eksperiencë

Maksuti “djeg” Dinamon, Flamurtari beson te mrekullia (video)