2.3K
Pak minuta më parë, presidenti i klubit të Tiranës, Refik Halili foli për mediat mbi pezullimin që bardheblutë njoftuan që e kanë marrë si masë ndaj Orges Shehit.
Gjatë intervistës, presidenti i Tiranës tregoi dhe një foto në të cilën shfaqej Shehi shumë i lumtur dhe i buzëqeshur krah presidentit të Dinamos Adrian Bardhi dhe gazetarit të njohur, Gerti Çarçanit.
“Shikoni Shehin, po feston në një lokal lluksoz me presidentin e klubit të Dinamos, me Çarçanin dhe njerëz të afërt të tij. Është gjë e mirë kjo”, ka thënë presidenti i Tiranës.