Fund aludimeve, bardheblutë sigurojnë një nga lojtarët më të rëndësishëm (video)

by KLIKOJE.AL

Redon Xhixha do të vazhdojë të veshë fanellën e Tiranës, pavarësisht spekulimeve për të ardhmen e tij. Sulmuesi ka pranuar ofertën e bardhebluve duke firmosur një kontratë të re. Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryeqytetasit përmes një postimi në rrjetet sociale. “Besimi nuk premtohet. Besimi fitohet. Vazhdojmë bashkë.

#RedonXhixha #rinovim #renewal #tirona“, shkruhet në Facebook. Për Xhixhën, ky rinovim sjell stabilitet pas një periudhe jo të lehtë në karrierë ndërsa për klubin konsiderohet një lëvizje shumë e rëndësishme, e cila po punon për rindërtimin e skuadrës pas një sezoni të vështirë. Mbajtja e një prej lojtarëve më cilësorë në repartin ofensiv i jep Tiranës një pikë të fortë referimi për projektin e ri që po ndërtohet në këtë merkato vere.

LEXO ME SHUME;Befasia e parë në Durrës, mbrojtësi largohet nga Teuta (EMRI)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.