Ky strudel me spinaq dhe ricotta të freskët është shumë i lehtë për t’u përgatitur dhe përmban nën 200 kalori për fetë. Lexoni hapat e recetës dhe mësoni si ta gatuani në shtëpi për më pak se 1 orë.
Përbërësit
- 2 role brumë sfoliat
- 1 kg spinaq
- 250 gr ricotta
- 150 gr bukë me drithë të ashpër
- 50 gr gjalpë
- 50 gr rrush i thatë
- 50 gr stika pishe (fistikë)
- 3 vezë të mesme
- Arrë moskat
- Kripë e imët
- Piper i zi
Për lyerjen:
- 1 vezë
Udhëzimet
Hapi 1 Lajmë mirë spinaqin me ujë të rrjedhshëm. Më pas e lëmë në një enë me ujë dhe e shtypim. E presim në copa të vogla me thikë.
Hapi 2 Në një tigan hedhim gjalpin dhe shtojmë aty dhe spinaqin e prerë. I lëmë për pak minuta dhe shtojmë pak kripë.
Hapi 3 I vendosim në një enë ku kemi shtuar dhe ricotta të shpërndarë, arrën moskat, vezët, rrushin e thatë, bukën me drithë, stikat e pishës, kripën dhe piperin.
Hapi 4 Përziejmë shumë mirë të gjithë përbërësit dhe e lëmë masën të pushojë për 30 minuta. Ndezim furrën në 180 gradë.
Hapi 5 Shtrojmë brumin sfoliat dhe mbi të vendosim masën që përgatitëm. I japim një formë drejtkëndëshi.
Hapi 6 Rrotullojmë masën me sfoliatën duke formuar një role. Mbyllim pjesët anësore që masa të mos shpërndahet jashtë.
Hapi 7 Lyejmë nga jashtë rolenë e formuar me vezë, derisa sipërfaqja të duket e ndritshme.
Hapi 8 I vendosim roletë mbi një tavë, i mbështjellim me letër furre dhe i lyejmë me vaj. I pjekim në furrë për 40 minuta.