Lajmet e fundit | Klikoje.al

Reagon Pacolli: Në një demokraci, është e rëndësishme të pranosh rezultatin dhe të përgëzosh kundërshtarin

pacolli

Written by

in

,

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka thënë se në një demokraci është e rëndësishme që të pranosh rezultatin e zgjedhjeve dhe të përgëzosh kundërshtarin.

Pacolli përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se në një demokraci, është e rëndësishme të pranosh rezultatin dhe të përgëzosh kundërshtarin.

“Kur numërimi i votave po shkon drejt fundit, ne mund të konstatojmë se fituesi i zgjedhjeve është LVV. Në një demokraci, është e rëndësishme të pranosh rezultatin dhe të përgëzosh kundërshtarin. Unë do të doja të falënderoja të gjithë qytetarët e vendit që vendosën edhe një herë një standard të lartë në këtë proces zgjedhor, pa ndonjë incident dhe me dalje të lartë. Pas certifikimit të rezultateve është e rëndësishme konstituimi i Kuvendit të ri dhe zgjedhja sa më parë e Qeverisë së re”, shkruan Pacolli. 

https://www.facebook.com/behgjeti/posts/260071362148429

Burimi: Telegrafi

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *