“Pusho e qetë, engjëlli i familjes”/ I afërmi prek me postimin për 15-vjeçaren shqiptare që humbi jetën në sulmin në Austri

by KLIKOJE.AL

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Grazit në Austri, ditën e djeshme ku humbën jetën 11 persona, si pasojë e një sulmi të armatosur në një shkollë nga një 21-vjeçar.

Mes viktimave ishte edhe Lea Bajrami, një vajzë 15-vjeçare me origjinë nga Kosova.

Lajmin e trishtë për vdekjen e Leas, e kanë konfirmuar familjarët e saj, të cilët kanë shpërndarë në rrjete sociale një fotografi të saj, ku ajo shihet e veshur me fanellën e Kosovës.

“Pusho e qetë, engjëlli jonë i familjes, LEA. Lea jonë humbi jetën shkaku i sulmit terrorist sot në Graz të Austrisë!”, ka shkruar Eroll Bajrami, një i afërm i saj.

Ndërkohë, autoritetet austriake janë duke hetuar motivet e sulmit i cili shkaktoi 10 të vdekur e dhjetëra të plagosur.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.