Qytetari Lilo Shehu dhe akti i tij i guximshëm kanë bërë xhiron e rrjetit ditën e sotme me një video ku ai shfaqet duke vrapuar për të shmangur një aksident në zonën e njohur si “Varri Bomit” në Tiranë.
Videoja është filmuar nga kamerat e sigurisë së një biznesi. Lilo i dha një shembull guximi e mirësie më 5 mars kur një person humbi ndjenjat teksa ishte në timonin e makinës dhe u përplas me një makinë tjetër.
View this post on Instagram
Pa hezituar, Shehu vrapon menjëherë për të ndihmuar. Ai me shpejtësi ia doli të arrinte deri te makina e përfshirë në aksident dhe hoqi këmbën e shoferit nga gazi duke ngritur frenat e dorës e duke i ofruar ndihmën e parë në kushte të vështira.
Qytetari reagoi me shpejtësi duke shpëtuar jetën e një njeriu dhe duke shmangur një aksident zinxhir që mund të ndodhte. Ai ka treguar se në ndihmë të shoferit që pësoi një problem shëndetësor, shkuan edhe persona të tjerë dhe se shoferi me të cilin makina u përplas, frenoi ngadalë duke amortizuar përplasjen.