114
Dita e sotme nis me kthjellime dhe vranësira kalimtare, të cilat do të vijojnë deri në mesditë. Ndërsa mesdita, sipas Meteoalb pritet të sjellë sërish vranësira duke bërë që të ketë edhe reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit.
Ndërsa orët e vona të pasdites rikthejnë sërish kthjellimet.
Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë duke variuar nga 10°C deri në 28°C.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugor ndërsa në brigjet detare krijohet dallgëzim 3 ballë.