Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: parashikimi i motit

  • Diell dhe rritje temperaturash/ Njihuni me parashikimin e motit

    Diell dhe rritje temperaturash/ Njihuni me parashikimin e motit

    Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin.

    Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 07°C në 18°C, në zonat e ulëta nga 14ºC në 24°C dhe në zonat bregdetare nga 16°C në 27°C.

    Era do të jetë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë mbi 4 ballë.

    Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm por herë pas here do të ketë edhe reshje. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 07°C në 19°C dhe në zonat e ulëta nga 11°C në 22°C.

    Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës:

  • Parashikimi i motit: 21 mars 2021

    Parashikimi i motit: 21 mars 2021

    Reshje gjatë pjesës më të madhe të së dielës; sasi të pakta dhe lokalisht mesatare deri vonë pasdite, kur reshjet bëhen mesatare deri intensive në shtrirjen perëndimore dhe skajin jugor të Shqipërisë.

    Reshjet vijojnë të dendura deri afër mesnatës kur pritet pakësim i tyre në jug dhe qendër, por reshjet do të mbeten mesatare në zonat veriore.

    E diela rikthen dukshëm dëborën në zonat malore mbi 400 m lartësi. Priten sasi dëbore nga 10 në 30 cm në zonat veriore, ndërsa deri 15 cm dëborë do të ketë në zonat malore juglindore.

    Temperaturat e ajrit do të ulen me 2 gradë në mëngjes dhe mesditë, duke bërë që vlerat minimale/maksimale në rang territori të luhaten nga -3 në 12 gradë.

    Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare deri pasdite, kur pritet forcim i erës mbi 60 km/h në luginat e lumenjve Drin, Shkumbin dhe Vjosë dhe deri 70 km/h në brigjet detare, ku dallgëzimi ngjitet në 5-6 ballë.

  • Fillon rritja e temperaturave/ Njihuni me parashikimin e motit

    Fillon rritja e temperaturave/ Njihuni me parashikimin e motit

    Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot të qëndrueshëm por shumë të ftohtë.

    Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -11°C në -1°C, në zonat e ulëta nga 02ºC në 07°C dhe në zonat bregdetare nga 06°C në 08°C.

    Era do të fryjë në drejtim Lindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 1 ballë.

    Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin. Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga -10°C në -3°C dhe në zonat e ulëta nga -07°C në 00°C.

    Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të Shqipërisë, Kosovës dhe botës.

    Burimi: Top Channel

  • Parashikimi i motit për ditën e sotme 13 shkurt 2021

    Parashikimi i motit për ditën e sotme 13 shkurt 2021

    Ditën e sotme, vranësira dhe reshje të pakta shiu e dëbore mbizotërojnë të gjithë vendin, deri në mesditë kur reshjet bëhen mesatare në zonat qendrore, ndërsa parashikohen intensive në jug dhe juglindje të vendit. Dëbora përfshin që nga mëngjesi të gjithë veriun, ndërsa pasditja sjell dëborë në 300 metra lartësi, në qendër dhe jug, situatë kjo deri në mbrëmje, kur dëbora shtrihet në të gjithë vendin, duke shtruar nga 2 deri 50 centimetra.

     Dëbora do të zbresë edhe në brigjet detare, më e dukshme në Adriatik dhe më e pakët dhe afatshkurtër në bregdetin jugor. Dëbora vijon e përkohshme edhe gjatë natës në pjesën më të madhe të vendit. Temperaturat do të vijojnë të ulen në të dy vlerat ditore, të cilat gjatë së shtunës do të variojnë nga -12 gradë Celcius në Pukë deri 9-10 gradë maksimalisht gjatë mesditës, nga Vlora në Sarande.

    Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites, por nga mesdita era forcohet në zonat veriore, më e fortë përgjatë luginës së Drinit, në mbrëmje dhe gjatë natës kur priten shpejtësi deri 70 km/h, drejtimi i erës do të jetë verilindor gjatë gjithë së shtunës.

  • Parashikimi i motit/ Java nis me reshje, rrezik për përmbytje në disa zona

    Parashikimi i motit/ Java nis me reshje, rrezik për përmbytje në disa zona

    Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot me diell me reshje në të gjithë territorin. Në zonat veri-perëndimore reshjet do kenë intensitet më të lartë duke rrezikuar përmbytje.

    Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 02°C në 08°C, në zonat e ulëta nga 10ºC në 15°C dhe në zonat bregdetare nga 13°C në 16°C.

    Era do të fryjë në drejtim Jugperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

    Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të paqëndrueshëm në të gjithë territorin.

    Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 01°C në 09°C dhe në zonat e ulëta nga 04°C në 11°C.

    Burimi: Top Channel

  • Java nis me reshje në të gjithë territorin/ Në disa zona rrezik për përmbytje

    Java nis me reshje në të gjithë territorin/ Në disa zona rrezik për përmbytje

    Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Gjatë pasdites vranësirat do të jenë më të dendura duke sjellë reshje shiu në të gjithë territorin. Në zonat perëndimore reshjet do të kenë intensitet të lartë, kurse në zonat e thella malore reshjet do jenë në formën e borës. Në zonat poshtë nivelit të detit mund të ketë edhe përmbytje.

    Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -1°C në 04°C, në zonat e ulëta nga 08ºC në 12°C dhe në zonat bregdetare nga 11°C në 12°C.

    Era do të fryjë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

    Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të paqëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë nuk do të ndryshojnë ku do të variojnë: në zonat malore nga -1°C në 05°C dhe në zonat e ulëta nga 02°C në 07°C.

    Burimi: Top Channel

  • Rikthehen rreshjet e shiut/ Ja si do të jetë moti këtë fundjavë në gjithë Shqipërinë

    Rikthehen rreshjet e shiut/ Ja si do të jetë moti këtë fundjavë në gjithë Shqipërinë

    Pas dy ditëve me mot të kthjellët e të thatë rikthehen sërish reshje e shiut në tërë territorin e Shqipërisë. Ndërsa në zonat malore do të ketë reshje bore.

    Moti sot do të jetë me mot pjesërisht me re gjatë paradites, ndërsa pasdite me vranësira dhe reshje të dendura shiu. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 7 deri në 12 °C.

    Të shtunën do të mbajë mot pothuajse i kthjellët dhe me re, vende-vende edhe me reshje lokale shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 9 deri në 14 °C.

    Reshjet e dendura të shiut do të vazhdojnë edhe përgjatë ditës së diel. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 11 deri në 14 °C.

    moti
  • Parashikimi i motit për sot, 13 dhjetor 2020

    Parashikimi i motit për sot, 13 dhjetor 2020

    Parashikimi i motit per sot dhe nesër:

    Burimi: Panorama.al

  • Parashikimi i motit/ E martë 8 shtator 2020

    Parashikimi i motit/ E martë 8 shtator 2020

    Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet kryesisht i kthjellët, me vranësira të pakta në mesditë përgjatë relieveve malore.

    Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndim-verilindje 1-8m/s, e cila hera herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 20m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.

    Temperaturat parashikohen:

    QYTETETTemperaturat në °CSigla
    Shkodër17/34Diell
    Kukës15/32Diell re
    Lezhë16/33Diell
    Dibër14/32Diell re
    Durrës20/33Diell
    Tiranë19/34Diell
    Elbasan18/36Diell
    Berat14/36Diell
    Vlorë17/33Diell
    Korcë14/31Diell re
    Gjirokastër15/36Diell
    Sarandë16/33Diell
  • Priten reshje shiu sot në mesditë/Parashikimi i motit për sot

    Dita e sotme nis me kthjellime dhe vranësira kalimtare, të cilat do të vijojnë deri në mesditë. Ndërsa mesdita, sipas Meteoalb pritet të sjellë sërish vranësira duke bërë që të ketë edhe reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit.

    Ndërsa orët e vona të pasdites rikthejnë sërish kthjellimet.

    Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë duke variuar  nga 10°C deri në 28°C.

    Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugor ndërsa në brigjet detare krijohet dallgëzim  3 ballë.