Nesër nis stërvitja, klubi i Kategorisë së Parë ka mbetur vetëm me 8 lojtarë

Pogradeci

Pogradeci i Ardian Memës, do të startojë ditën e nesërme përgatitjet për sezonin e ri futbollistik. Interesant është fakti se skuadra liqenore, ka vazhduar bashkëpunimin vetëm me 8 nga protagonistë e sezoni të shkuar, teksa drejtuesit kanë preferuar të bëjnë një riformatim të skuadrës, pavarësisht edicionin pozitiv, ku i shkuan shumë pranë ëndrrës Superiore.

Portieri Staniç, kapiteni Zguro, mbrojtësit Pengu, Samake, Lila, mesfushorët Danladi dhe Raza si dhe sulmuesi Krasniqi, janë lojtarët e vetëm nga skuadra e vjetshme, më të cilët ështa vazhduar bashkëpunimi, ndërkohë që pjesa tjetër e lojtarëve janë lënë të lirë. Pogradeci pritet të kompletohet me lojtarë të cilët do të vijnë kryesisht nga tregu i huaj.

Alesio Caushaj, mund të konsiderohet si përforcimi i parë i Pogradecit në këtë merkato. 21-vjeçari u bashkohet liqenorëve nga skuadra çeke e Znojmës, ndërkohë që ditën e nesërme pritet të zbulohen edhe disa prej emrave të tjerë të lojtarëve të afruar në këtë merkato vere. Edhe në këtë edicion objektivi i Pogradecit do të jetë ngjitja në elitën e futbollit shqiptar.

LEXO ME SHUME:Albion Marku opsion për klubet e Superiores? Mbrojtësi ka mbetur pa ekip pas largimit nga Gyor

Related posts

I habitur nga shkarkimi, trajneri shpërthen ndaj klubit të Superligës: Ishim brenda objektivave, por dikush pa një rrugë tjetër

“Na shpëtoi penalltia!”/ Orges Shehi analizon derbin me sinqeritet: S’ishim konkretë para portës’

“Besuam te të rinjtë, kjo është kostoja”/ Enkeleid Dobi tregon arsyet e humbjes nga Elbasani: Projekti është për të ardhmen