I habitur nga shkarkimi, trajneri shpërthen ndaj klubit të Superligës: Ishim brenda objektivave, por dikush pa një rrugë tjetër

Ferizaj

Klubi i FC Ferizaj ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin e ekipit të parë, duke bërë publik vendimin përmes një komunikate zyrtare. Sipas klubit, kjo lëvizje është ndërmarrë në funksion të interesave afatshkurtra dhe objektivave të sezonit, ndërsa është premtuar se zhvillimet e radhës do të bëhen të ditura në kohën e duhur.

Vendimi vjen menjëherë pas barazimit 1-1 ndaj Prishtina e Re, një rezultat që rëndon edhe më shumë situatën e skuadrës në renditje. Ferizaj ndodhet në zonën e rrezikut dhe po përballet me një kërcënim serioz për mbijetesën në elitën e futbollit kosovar.

Nga ana tjetër, ish-trajneri ka reaguar publikisht duke shprehur habinë për këtë vendim, veçanërisht në një moment kur, sipas tij, skuadra ishte në linjë me objektivat e vendosura. Ai theksoi se puna e bërë me ekipin ka qenë e ndershme dhe e përkushtuar, me synimin për të ndërtuar një projekt të qëndrueshëm për klubin dhe tifozët.

Në reagimin e tij, ai u shpreh se futbolli ka vendimet e veta dhe se ato duhen respektuar, por nënvizoi se koha është ajo që vërteton drejtësinë e një rruge. Në fund, ai solli edhe një shprehje simbolike: “Nëse gjatë rrugës sheh të njëjtën pemë dy herë, ke humbur rrugën”.

REAGIMI I NEVIL DEDES

Jam i habitur nga vendimi për ndërprerjen e bashkëpunimit me mua si trajner i FC Ferizaj, sidomos në një moment kur skuadra ishte brenda objektivave të vendosura. Puna ime sebashku me lojtaret ka qenë e ndershme dhe e përkushtuar çdo ditë, me bindjen se po ndërtonim diçka të qëndrueshme për ekipin dhe tifozët. Futbolli ka zgjedhjet e tij dhe unë i respektoj, por gjithmonë besoj se koha është ajo që tregon nëse një rrugë është e drejtë apo jo. Sepse, siç thotë një shprehje e vjetër: nëse gjatë rrugës sheh të njëjtën pemë dy herë, ke humbur rrugën!

Related posts

Humbën finalen, tifozët hedhin dyshime për ndeshje të shitura nga lojtari; reagimi i egër po bën xhiron e rrjetit (FOTO)

Lot, faj dhe premtimi i Vangjel Zguro për tifozët e Pogradecit: Do luftojmë deri në fund për ëndrrën! (FOTO)

“Na shpëtoi penalltia!”/ Orges Shehi analizon derbin me sinqeritet: S’ishim konkretë para portës’