Albion Marku opsion për klubet e Superiores? Mbrojtësi ka mbetur pa ekip pas largimit nga Gyor

Albion Marku

Albion Marku mbylli bashkëpunimin me Gyor pas një sezoni. Zërat e merkatos befasojnë këtë herë për të, pasi e dërgojnë në Rusi.

Marku më parë ka bërë mjaft mirë në Superiore. Laçi, Partizani, Teuta dhe Dinamo ishin klubet ku mbrojtësi i djathtë kontribuoi në Shqipëri. Marku, që koleksionon edhe një ndeshje me kombëtaren e Shqipërisë në një miqësore të vitit 2022 ndaj Katarit, u shpreh mjaft i lumtur për transferimin te Gyor në Hungari.

Po ashtu ka luajtur në Kroaci dhe së fundmi Hungari ku po ashtu bëri mjaft mirë. Mbetet për t’u mësuar klubi që është pas tij. 24-vjeçari ka reaguar në rrjetet sociale pas njoftimit të klubit. Ish-i i kuq ka ripostuar njoftimin e klubit në “Insta-Story”, ndërsa i ka falenderuar hungarezët për mundësinë e dhënë.

LEXO ME SHUME:VIDEO/ Iliria nis përgatitjet me vrull, tifozët shfaqen në seancën e parë, ish-pjesëtari i Laçit i bashkohet klubit nga Fushkruja

Related posts

“Nuk dorëzohemi kurrë”/ Mesazh force i Gvozdenovic pas humbjes ndaj Egnatias: Duhet të përgatitemi, s’kemi zgjidhje tjetër

“Merita e lojtarëve”/ Nevil Dede përulës pas triumfit të madh, tregon për kë e kishte puthjen

Egnatia jep mesazh titulli, 4 gola dhe dominim absolut ndaj Elbasanit (video)