“Po luftojnë me jetën në spital”, 6 pacientë, mes tyre të rinj të intubuar/ Manastirliu tregon çfarë po ndodh në Infektiv

by KLIKOJE.AL

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë detaje mbi gjendjen e pacientëve që ndodhen të shtruar në Infektiv, teksa luftojnë me koronavirusin.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Manastirliu pohoi se aktualisht në Infektiv 6 pacientë, mes tyre dhe mosha të reja, janë të intibuar dhe po luftojnë me jetën.

“? SPITALI INFEKTIV
Gjashtë pacientë, mes tyre edhe mosha të reja janë të intubuar dhe po luftojnë për jetën në spitalin infektiv, me përpjekjen e madhe të stafit mjekësor, në një betejë shumë të vështirë me virusin e rrezikshëm.
Mos e lejoni që ju apo një i afërmi juaj të përfundojë në spital dhe të rrezikojë jetën nga #COVID19 ?? #RespektoniRregullat
↔️Mbaj distancën
?Vendos maskën

?Ruaj higjienën

#RuaniShëndetin??”, shkruan Manastirliu.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.