Partizani zbulon axhendën e supersfidës, ja dita,vendi dhe ora për takimin ndaj Tiranës

by KLIKOJE.AL

Partizani do të luajë të enjten kundër Tiranës, ndeshje e vlefshme për javën e gjashtë të Superiores. Kjo sfidë është e prapambetur dhe po pritet me mjaft interes nga gjithë sportdashësit. Klubi i Partizanit, si pritës, ka bërë me dije axhendën e takimit.

Përballja është caktuar të zhvillohet të enjten e datës 19 tetor, në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania”. Impianti modern pritet të jetë i mbushur, ndërsa të dy ekipet vijnë në një situatë pak a shumë të ngjashme.

Si Partizani, ashtu edhe Tirana nuk kanë ende një trajner përfundimtar. Tek të kuqtë është larguar Zoran Zekiç, ndërsa te bardheblutë Orges Shehi.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.