Partizani “tradhtohet” nga sulmuesi, firmos me kampionët: Kam bërë zgjedhjen e duhur (FOTO)

by KLIKOJE.AL

Alfred Mensah do të vazhdojë karrierën tek kampionët e Kosovës, Ballkani. Përmes një postimi në rrjetet sociale, sulmuesi ganez ka falenderuar drejtorët, trajnerët, shokët e skuadrës si dhe tifozët e Partizanit.

“Drejtuar klubit të dashur të futbollit, Partizanit. Në këtë ditë dua të falenderoj bordin drejtues, trajnerët dhe shokët e mi të mrekullueshëm të skuadrës dhe sigurisht edhe tifozët. Faleminderit për eksperiencën duke u ndjerë pjesë e një familje kaq të madhe, kam qenë shumë i lumtur këtu, më bëtë të ndjehem si në shtëpi. Ka qenë kënaqësi dhe nder të luaja për këtë klub dhe të fitoja SuperKupën e Shqipërisë si dhe të luaja në Europë. Bëra zgjedhjen e duhur, po marr me vete kujtime të bukura dhe paharrueshme”, shkruan ai.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.