Nisur nga të dhënat e sajtit të specializuar për vlerën e kartonit të lojtarëve dhe klubeve, “transfermarkt”, rezulton që Partizani është klubi me vlerën më të shtrenjtë në Kategorinë Superiore. Sipas këtij starti, të kuqtë vlejnë 6.5 milionë euro si ekip.
Në vend të dytë vjen Tirana me 4.75 milionë euro, që pasohet nga Vllaznia me 4.28 milionë euro. Partizani ka në përbërje edhe lojtarët me vlerën më të madhe, ku më i shtrenjti i Superiores vlerësohet Maget Guaje me 1 milionë euro.
Nëse shikon “top 5” e lojtarëve më të shtrenjtë të Kategorisë Superiore, katër prej tyre janë lojtarë të Partizanit. Siç e përmendëm më lart, lojtari më i shtrenjtë i Superiores është Maget Guaje me vlerë kartoni 1 milionë euro. Në vend të dytë sipas “transfermarkt” është mesfushori i të kuqve, Arinaldo Rrapaj, i cili vlen 600 mijë euro. I treti në listën e lojtarëve më të shtrenjtë është mbrojtësi i Partizanit, Andi Hadroj, me vlerë kartoni 400 mijë euro.
I katërti është Arbin Zejnullai i Egnatias me 375 mijë euro. Në vend të pestë është Arçange Bintsuka, sulmuesi i Partizanit, me vlerë kartoni 350 mijë euro. Në këtë shifër janë edhe disa lojtarë të tjerë, si Alivoda i Vllaznisë, Xhemajli i Egnatias si dhe Rashica i Skënderbeut.