Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Alfred Mensah

  • U largua disa javë më parë nga Partizani, Ballkani firmos me ish-lojtarin e kryeqytetasve (FOTO)

    U largua disa javë më parë nga Partizani, Ballkani firmos me ish-lojtarin e kryeqytetasve (FOTO)

    Ballkani ka gjetur marrëveshjen me Alfred Mensah, sulmuesin që sezonin e kaluar ishte pjesë e Partizanit në Superiore. Kampionët nga Suhareka, e bënë të ditur firmën me lojtarin ganez nëpërmjet një njoftimi në faqen e tyre zyrtare në rrjetet sociale.

    Një përforcim shumë i rëndësishëm ky për Ballkanin që pret të nisë sezonin e ri dhe që gjithashtu vijon garën në Conference League, aty ku përballet me iralndezo-veriorët e Larne e që u mposht në ndeshjen e parë në shtëpi me rezultatin 0-1. Kujtojmë se në karrierën e tij, Mensah është aktivizuar edhe me Skënderbeun ndërsa për herë të parë 25-vjeçari do të provojë një aventurë në Kosovë.

  • Partizani “tradhtohet” nga sulmuesi, firmos me kampionët: Kam bërë zgjedhjen e duhur (FOTO)

    Partizani “tradhtohet” nga sulmuesi, firmos me kampionët: Kam bërë zgjedhjen e duhur (FOTO)

    Alfred Mensah do të vazhdojë karrierën tek kampionët e Kosovës, Ballkani. Përmes një postimi në rrjetet sociale, sulmuesi ganez ka falenderuar drejtorët, trajnerët, shokët e skuadrës si dhe tifozët e Partizanit.

    “Drejtuar klubit të dashur të futbollit, Partizanit. Në këtë ditë dua të falenderoj bordin drejtues, trajnerët dhe shokët e mi të mrekullueshëm të skuadrës dhe sigurisht edhe tifozët. Faleminderit për eksperiencën duke u ndjerë pjesë e një familje kaq të madhe, kam qenë shumë i lumtur këtu, më bëtë të ndjehem si në shtëpi. Ka qenë kënaqësi dhe nder të luaja për këtë klub dhe të fitoja SuperKupën e Shqipërisë si dhe të luaja në Europë. Bëra zgjedhjen e duhur, po marr me vete kujtime të bukura dhe paharrueshme”, shkruan ai.