Skënder Gega i qartë në merkato, piketon ish-lojtarin e Vllaznisë për krahun e djathtë të mbrojtjes

by S.M

Partizani kërkon të ndërtojë ekip konkurrent jo vetëm për Europën, por për gjithë sezonin e ardhshëm. “Demat” duan të përforcohen në krahun e djathtë të mbrojtjtes dhe emri më i fundit është ai i Geralb Smajlit.

Dukshëm, ekipi kryeqytetas nuk do të ndalet vetëm me afrime në mesfushë dhe sulm gjatë kësaj kohe. Të kuqtë akoma nuk kanë gjetur pasuesin e Andi Hadrojt në linjën e djathtë. Largimi i Anteo Osmanllarit po ashtu bën që Partizani të mos ketë asnjë futbollist, me rol natyral në atë pozicion. Smajli ka luajtur si mbrojtës i djathtë thuajse në gjithë karrierën. Pasi në Shqipëri dha kontribut vetëm për Vllazninë, u bë pjesë e Ballkanit në Kosovë dhe rikthimi në Shqipëri do të largonte një “hall” nga të kuqtë për merkaton para Europës.

Asgjë nuk do të jetë e lehtë për të afruar Smajlin në kryeqytet. Dhe nëse dëshira mes palëve ekziston, bëhet fjalë për transferim që do të kishte kosto financiare. 100 mijë euro ishte shuma e paguar nga Ballkani te Vllaznia një vit më parë. Kontrata e vlefshme deri në vitin 2028 është po ashtu tregues se suharekasit nuk do të nxitohen. Partizani ka treguar se nuk kursehet, nëse bëhet fjala për të plotësuar nevojat e skuadrës.

Partizani deri tani ka vetëm një transferim të zyrtarizuar. Bëhet fjalë për Xhuliano Skukën. Sulmuesi dibran u rikthye përfundimisht në Superiore, pas eksperiencave në Francë, Slloveni, Portugali dhe Rumani. Skuka ka firmosur kontratë të vlefshme për tre vitet e ardhshme.

LEXO ME SHUME:Vizitat mjekësorë të dielën, Mirlind Daku drejt transferimit te klubi i njohur, Rubin Kazan pritet të përfitojë 4.5 mln euro

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.