Skënderbeu ka mundur sot Egnatian me shifrat 1-0 në Korçë, duke ringjallur edhe një herë shpresat për mbijetesën. Korçarët kanë dominuar plotësisht përballë rrogozhinasve, të cilët nuk u shfaqen thuajse asnjëherë rrezikshëm para portierit Alia në një paraqitje shumë larg atyre që kanë dhuruar në 9 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet ku kanë shënuar vetëm fitore.
Skënderbeu, iu deshën dy penallti të akorduara falë VAR-it për të shënuar të dytën dhe për të siguruar tre pikët që i nevojiten për të ringjallur luftën për mbijetesë. Ndërsa Egnatia ka krijuar një avantazh të ndjeshëm që ia mundëson edhe këto luhatje pa humbur kreun e klasifikimit. Trajneri i korçarëve Ernest Gjoka doli në deklaratë për shtyp pas ndeshjes.
“Ishte një fitore e merituar, futbollistët dhanë gjithçka dhe e interpretuan lojën në mënyrë perfekte. Kur lojtarët shikojnë në çfarë vendi janë kanë një presion psikologjik. Kundërshtari sakrifikoi pak duke futur tre sulmues.
Nikaj kishte kohë të gjatë që nuk aktivizohej, edhe pse sot shënoi akoma nuk është ai lojtar që ne njohim shumë mirë. Kishim dhe një tjetër moment që duhej t’i jepnim kohë Naserit, sot i dhamë mundësinë që në fillim. Çdo lojtar do kohën e tij kur kthehet nga dëmtimi. Që në ardhjen time, nuk mendoj që Skënderbeu duhet të ishte në këtë pozicion në tabelë, por bëj më shumë se sa duhet për të kaluar këtë ngërç, është e vështirë dhe shumë e vështirë se fitojnë edhe rivalët tanë për mbijetesën. Penalltia është penallti, por mesa duket spo na le rehat dhe fati. Por sot ishte dhe fati me ne”, tha ai për “RTSH Sport”.
LEXO ME SHUME:Teuta fiton mes polemikave, penalltia e diskutueshme e Kreshnik Cjapit “tërbon” Tiranën (video)
1 comment
[…] LEXO ME SHUME:Skënderbeu del nga kriza duke mposhtur Egnatian, Ernest Gjoka pas ndeshjes: Fitore e merituar, nuk … […]
Comments are closed