472
Humbja me Egnatian dhe diferencat që u vunë re në fushë mund të shtyjë drejtuesit e Partizanit për të bërë një revolucion në skuadër. Eljon Sota dhe David Atanaskoski s’kanë rinovuar kontratën që u skadon muajin e ardhshëm. Mes tyre dhe klubit nuk ka pasur ende bisedime konkrete dhe shanset e rinovimit janë zbehur ndjeshëm për të dy. I larguar mund të quhet edhe Skuka, i cili mbyll periudhën e huazimit dhe kthehet te Metz.
Në verë pritet të merret vendimi final mbi të ardhmen e dibranit. Leart Zekollit gjithashtu i skadon kontrata dhe s’është njoftuar asgjë në lidhje me rinovimin. Maguette Guye është thuajse i sigurt se do të shitet pasi ofertat për të nuk mungojnë dhe klubi kryeqytetas kërkon të fitojë një shumë të majme.