257
Idriz Batha mes Superiores. Mesfushori po kërkohet nga shumë klube shqiptare, duke përfshirë edhe Vllazninë që ka hyrë në luftë ditët e fundit.
Trajneri Migen Memelli dhe drejtori sportiv Elvis Plori e dëshironin për ta marrë në ekip Bathën. Megjithatë negociatat midis Vllaznisë dhe Idriz Bathës kanë ngecur.
Arsye për këtë gjë është bërë vetë mesfushori gjirokastrit, i cili ka kërkuar një pagë më të lartë nga ajo që pretendonin drejtuesit e Vllaznisë. Tashmë, mesa duket mundësia e Idriz Bathës për t’u veshur kuqeblu është drejt mbylljes.