Ernest Muçi larg Besiktasit? Solskjaerit i mjaftojnë 30 minuta për të ardhmen e sulmuesit

by S.M

Ole Gunar Solskjaer trajneri i ri i Besiktas-it ka sjellur ndryshimin e situatës së Ernest Muçit në klubin e njohur turk. Futbollisti ishte në dyshim për të qëndruar apo jo në radhët e klubit të qytetit të Stambollit, me shitjen apo huazimin e tij në janar. Por me ardhjen e teknikut norvegjez, gjithçka ka ndryshuar. Ish-trajneri i Manchester United, ishte në tribunë si spektator në ndeshjen e kësaj fundjave që Besiktas-I luajti ndaj Samsunspor. Në barazimin 0-0, Muçi ishte ndër më të mirët në fushë, edhe pse u aktivizua vetëm në minutën e 59-të, teksa krijoi disa raste para portës, por pa ia dalë të tundte rrjetën.

Megjithatë, këto 30 minuta të sulmuesit shqiptar i kanë mjaftuar Ole Gunar Solskjaer për të marrë një vendim rreth tij. Sipas mediave turke, Solskjaer ka vendosur veton për qëndrimin e Muçit në radhët e skuadrës së tij. Bëhet e ditur se ai u ka bërë të qartë drejtuesve se dëshiron të ketë Muçin në dispozicion në pjesën e mbetur të sezonit e vetëm më pas të merret një vendim për futbollistin shqiptar.

Solskjaer e sheh si një alternativë të rëndësishme për fazën ofensive të ekipit e pse jo, një kandidat shumë të fortë për formacionin titullar.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Comments are closed

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.