Gentian Selmani, portieri i Tiranës u pa i mërzitur pas ndeshjes kundër Elbasanit. Në një sfidë dramatike ekipi verdheblu arriti një fitore të jashtëzakonshme kundër ekipit bardheblu, duke mbajtur gjallë shpresat për një vend mes katër më të mirave. Bardheblutë kaluan të parët në avantazh, por në fund u dorëzuan përballë sulmeve të pandalshme të vendasve.
Qose shënoi një dygolësh të cilët i siguruan triumfin 2-1 verdhebluve në minutën e 93′. Qose fillimisht barazoi me një goditje të saktë me kokë pas një krosimi nga Lila, ndërsa në minutat shtesë ishte përsëri ai që shfrytëzoi një top të mbetur në zonë për të realizuar golin e fitores. Në golin e dytë, një pjesë e fajit e kishte Gentian Selmani. Portieri i Tiranës nuk e largoi siç duhet topin, dhe futbollisti i Elbasanit realizoi. Pas ndeshjes, në momentin kur portieri po i afrohej tunelit, dukshëm i mërzitur, stafi i Tiranës shkoi menjëherë për ta ngushëlluar dhe për ti dhënë besim në ndeshjet e ardhshme.
Situatë e vështirë te Tirana që mbyll renditjen, kur kanë mbetur edhe 4 javë deri në mbyllje të kampionatit. Tirana e nisi ndeshjen më mirë dhe shënoi herët me Përgjonin, i cili përfitoi nga një top i ulur nga Ernest për të mposhtur portierin.