Këtë të dielë, Lewis Hamilton mund të barazojë rekordin e fitoreve të Michael Schumacher (91), duke u bërë së bashku me gjermanin piloti me më shumë triumfe në historinë e Formula 1.
Kështu, gara e radhës, Çmimi i Madh i Rusisë, ka shumë interes dhe gjiganti Netflix kërkon të jetë dëshmitar i kësaj arritjeje historike të britanikut.

Netflix do të vendosë kamerat e tij në njëvendëshen Mercedes W11 për të qenë dëshmitar i dorës së parë i barazimit të mundshëm të rekordit. Pamjet do të shpërndahen për publikun gjatë sezonit të tretë të dokumentarit “Drive to Survive”, që transmetohet në këtë platformë.

Herën e fundit që Netflix ka bërë diçka të tillë me Hamilton, gjërat nuk kanë shkuar mirë. Në vitin 2019, u vendos të xhirohej gara e Gjermanisë, që shënonte 125-vjetorin e Mercedesit në botën e motorëve. Në atë garë, Hamilton dhe Bottas u përplasën me barrierat mbrojtëse.