Në fushë zbret gjithë kombi, Sylvinho do 11 “luanë” në fushë! (Formacioni i mundshëm)

by S.M

Republika Çeke nuk është ndoshta kundërshtari ideal për të rikshruar historinë por kjo skuadër na ka treguar se nuk e tërheq këmbën pas përballë asnjë kundërshtari. Nuk ka rëndësi nëse është Moldavia, Polonia apo Reublika Ceke e Ishujt Faroe, rrugën e suksesit e kemi kërkuar përhërë me këmbëngulje dhe logjikë të pastër futbolli e jo me amullinë që mund të krijojnë topat e gjatë me shpresën se dikur sfera do të ndalet në rrjetë.

Kjo është Kombëtarja që të gjithë dëshirojmë, jo thjesht 11 luanët e fushës por i gjithë grupi dhe trajneri Sylvnho sonte në orën 20:45 duhet të bëjë disa zgjedhje të vështira. Formacioni do të ndryshojë shumë pak, i kushtëzuar ndoshta vetëm nga mungesa e Ismajlit sepse pjesa tjetër janë po ata, me Berishën në portë dhe Gjimshitin e Ajetin në qëndër të mbrojtjes të mbështetur nga Hysaj e Mitaj dhe diga e mesfushës Asllani-Ramadani të frymëzuar nga fantazia e Bajramit. Në sulm, shanset më të mëdha janë për seferin e jo për Uzunin, ndërsa Cikalleshi mbetet pikë referimi me Asanin në të djathtë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.