Një vullnetar nga Brazili që kishte marrë pjesë në testimin e vaksinës së Oksfordit kundër coronavirusit, ka ndërruar jetë, shkruan BBC.
Agjencia Rregullatore e Shëndetësisë Aniva, ka njoftuar se 28-vjeçari ka ndërruar jetë si rezultat i një komplikimi të shkaktuar nga COVID-19, transmeton Telegrafi.
Nuk dihet nëse vullnetari kishte marrë vaksinën apo placebën. Në anën tjetër Universiteti i Oksfordit së bashku me gjigantin farmaceutik bashkëpunim mes britanikëve dhe suedezëve Astra Zeneca, ka njoftuar se është duke punuar në zhvillimin e vaksinës kundër COVID-19.
Testet klinike në Brazil, Britani të Madhe, Indi dhe Afrikën e Jugut aktualisht janë në fazën e tretë të testimit. E së fundmi ajo është ndërprerë në Evropë dhe SHBA, për shkak të dy rasteve me sëmundje neurologjike që janë shfaqur tek dy vullnetarë që po marrin pjesë në testime.
Kompania AstraZeneca deri më tani nuk ka komentuar rastin e brazilianit të vdekur, që ishte pjesë e grupit të vullnetarëve në testimin e vaksinës anti-COVID.
Burimi: Telegrafi