Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Testi

  • Infektohet presidenti francez Emmanuel Macron/ Rezulton pozitiv në testin e COVID-19

    Infektohet presidenti francez Emmanuel Macron/ Rezulton pozitiv në testin e COVID-19

    Presidenti francez Emmanuel Macron ka rezultuar pozitiv në testin e COVID-19, ka bërë të ditur vetë presidenti, shkruan BBC.

    42-vjeçari kishte bërë testin pasi i ishin shfaqur disa simptoma dhe tani do të qëndrojë i izoluar për shtatë ditë, bëjnë të ditur nga pallati presidencial Elysee.

    Macron do “vazhdojë të jetë në krye të vendit” dhe do t’i kryej punët nga shtëpia. Kujtojmë që Franca ka vënë orën policore me qëllim që të parandalohet përhapja e mëtejme e COVID-19.

    Deri më tani janë konfirmuar dy milionë raste në këtë vend që nga fillimi i shpërthimit të pandemisë, ku më shumë se 59 mijë qytetarë kanë humbur jetën si rezultat i infeksionit me COVID-19.

    Burimi: Telegrafi

  • Çfarë po ndodh me tamponët? Prej një jave, 250 persona…

    Çfarë po ndodh me tamponët? Prej një jave, 250 persona…

    Prej 6 ditësh në Gjirokastër janë marrë 250 mostra për të dyshuar me Covid por ende nuk ka nje pergjigje. Mes tyre ka mësues, policë, gra shtazëna dhe punonjës të administratës.

    Të gjithë këta persona janë në pritje të marrjes së përgjigjes.

    Burime për “Panorama” bëjnë të ditur se përgjigjet e fundit të raportuara nga Ministria i përkojnë datës 10 Nëntor.

    Një ditë më parë ministria raportoi se në Gjirokastër u regjistruan 38 persona me Covid, ndërsa që nga fillimi i pandemisë në këtë qark janë infektuar 467 persona.

    Burimi: Panorama.al

  • Ndërron jetë vullnetari nga Brazili që ishte pjesë e testimit të vaksinës kundër coronavirusit

    Ndërron jetë vullnetari nga Brazili që ishte pjesë e testimit të vaksinës kundër coronavirusit

    Një vullnetar nga Brazili që kishte marrë pjesë në testimin e vaksinës së Oksfordit kundër coronavirusit, ka ndërruar jetë, shkruan BBC.

    Agjencia Rregullatore e Shëndetësisë Aniva, ka njoftuar se 28-vjeçari ka ndërruar jetë si rezultat i një komplikimi të shkaktuar nga COVID-19, transmeton Telegrafi.

    Nuk dihet nëse vullnetari kishte marrë vaksinën apo placebën. Në anën tjetër Universiteti i Oksfordit së bashku me gjigantin farmaceutik bashkëpunim mes britanikëve dhe suedezëve Astra Zeneca, ka njoftuar se është duke punuar në zhvillimin e vaksinës kundër COVID-19.

    loading…

    Testet klinike në Brazil, Britani të Madhe, Indi dhe Afrikën e Jugut aktualisht janë në fazën e tretë të testimit. E së fundmi ajo është ndërprerë në Evropë dhe SHBA, për shkak të dy rasteve me sëmundje neurologjike që janë shfaqur tek dy vullnetarë që po marrin pjesë në testime.

    Kompania AstraZeneca deri më tani nuk ka komentuar rastin e brazilianit të vdekur, që ishte pjesë e grupit të vullnetarëve në testimin e vaksinës anti-COVID.

    Burimi: Telegrafi

  • Aprovohet testi 15 minutësh i Covid-19 nga OBSH/ Ja sa i besueshëm është dhe çfarë ndryshimesh sjell

    Aprovohet testi 15 minutësh i Covid-19 nga OBSH/ Ja sa i besueshëm është dhe çfarë ndryshimesh sjell

    OBSH ka miratuar ditën e premte, përdorimin e një testi më të shpejtë, diagnostikues për koronavirusin.

    Ky do të jetë testi i dytë që merr miratimin nga OBSH. Ai bazohet te antigjenet, dhe tregon nëse një person është i infektuar apo jo me Covid. Testi pas kryerjes, do të jetë në gjendje të japë rezultat për 15-30 minuta, duke lehtësuar punën e epidemiologëve, por gjithashtu duke shuar ankthin e njerëzve për pak minuta, nëse janë infektuar apo jo me Covid.

    “Këto teste janë të thjeshta për t’u përdorur dhe japin rezultate të besueshme në afërsisht 15 deri në 30 minuta, në vend të atyre që duan orë ose ditë, sigurisht kanë dhe një çmim më të ulët. Ky është një moment kritik në reagimin ndaj pandemisë. Ne i bëjmë thirrje çdo udhëheqësi vetëm të forcojë menyren si i përgjigjet situates, të vendosin masa që ne i dimë se mund ta frenojne përhapjen e virusit.”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus, kreu i OBSH.

    Burimi: GazetaReforma.com

  • U shtirën si “agjentë sekretë”, arrestohen dy grekët që tentuan të kalojnë Kakavijën pa test COVID-i/ Qeni antidrogë i zbuloi në makinë…

    U shtirën si “agjentë sekretë”, arrestohen dy grekët që tentuan të kalojnë Kakavijën pa test COVID-i/ Qeni antidrogë i zbuloi në makinë…

    Dy shtetas grekë janë arrestuar nga policia e vendit fqinj, pasi kanë tentuar që të kalojnë nga Shqipëria drejt Greqisë pa kontroll në Kakavijë.

    Burime për “Panorama” konfirmojnë se grekët nuk kishin me vete as formularin PLF dhe testin PCR, një ndër kushtet kryesore për kalimin e kufirit, në kuadër të zbatimit të masave anti-COVID.

    Mësohet se ata tentuan hyrjen ne toke greke duke u paraqitur si punonjës të EYP (Shërbimi sekret grek).

    Më pas policia greke ka ushtruar kontroll të imtësishëm në mjetin e tyre me ndihmën edhe të qenit anti-drogë dhe ka gjetur një sasi të vogël marijuane.

    Autoritetet fqinje bënë të mundur arrestimin e tyre për veprat penale “posedim lendesh narkotike”, “perdorim te rreme te funksioneve publike” dhe “shkelje te rregullave ne kuader te luftes kunder COVID”.

    Burimi: PANORAMA.AL

  • Disa të vërteta për testimin serologjik

    Disa të vërteta për testimin serologjik

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi sot (e diel, 19 korrik) se bazuar në strategjinë e kontrollit të epidemisë në vend, do të përfshijë edhe institucionet jopublike në funksion të rritjes së kapaciteteve për përballimin e situatës. Thënë kjo, laboratorë të licensuar privatë do të lejohen të kryejnë testimin serologjik, gjithmonë pasi janë aprovuar nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore. Në njoftimin zyrtar, ministria shtoi gjithashtu se është planifikuar edhe fillimi i kryerjes së testimit serologjik në një kampion të popullatës për qëllime studimore të Institutit të Shëndetit Publik. Po çfarë dihet deri tani për testimin serologjik? Çfarë janë antitrupat dhe për çfarë mund të shërbejë plazma e gjakut e personave që janë infektuar dhe shëruar nga Covid-19?

    Së pari, duhet të sqarojmë se çfarë është testi serologjik dhe ku ndryshon nga testimet e tjera që nxjerrin përfundimin nëse një person është – aktualisht – i infektuar me koronavirus. Ndryshe nga testimet e tjera, testi serologjik nuk tregon nëse një individ është i infektuar ose, por nëse organizmi ka krijuar ose jo antitrupa.

    Sistemi imunitar i prodhon antitrupat për të luftuar viruset, bakteret ose substancat e tjera, të huaja për organizmin. Antitrupat janë specifikë për secilin “pushtues”. Sidoqoftë, trupi ynë kërkon pak kohë për prodhimin e tyre. Nëse i njëjti virus/bakter përpiqet të hyjë sërish në organizëm, prodhimi i antitrupave është më i shpejtë.

    Testet serologjike për SARS-CoV-2 janë teste gjaku që përqëndrohen te plazma dhe elementet e gjakut për të parë nëse një person ka qenë i infektuar me koronavirus. Këto teste kërkojnë antitrupat që sistemi imunitar i gjeneron për të luftuar infeksionin. Pra, testet serologjike zbulojnë përgjigjen e organizmit ndaj virusit, jo vetë virusin.

    Së dyti, me rëndësi është të kuptojmë saktësinë e testimeve serologjike, sepse suksesi nuk është i garantuar nisur nga fakti se jo të gjithë personat e shëruar nga Covid-19 kanë antitrupa. Në mes të prillit, zyrtarë të OBSH-së thanë se “jo të gjithë njerëzit që shërohen nga koronavirusi kanë antitrupa për të luftuar një infeksion të dytë”. Pra, pacientët mund të mos fitojnë imunitet pasi janë shëruar nga Covid-19.

    Testimi serologjik, siç theksohet edhe në deklaratën e ministrisë, ka rëndësi pasi mund të informojë mbi personat që mund të kualifikohen si dhurues të gjakut, i cili mund të përdoret për të përgatitur plazmën konvaleshente. Këtu mbërrijmë në pikën e tretë dhe më të rëndësishme. Çfarë është plazma konvaleshente?

    Plazma konvaleshente është një produkt që po shitet për t’u përdorur nga personat që janë të sëmurë me Covid-19. Siç e thamë më sipër, njerëzit të cilët janë shëruar nga Covid-19 mund të kenë ende antitrupa ndaj koronavirusit që qarkullon në gjakun e tyre. Injektimi i këtyre antitrupave te pacientët e sëmurë mund të ndihmojë në luftën kundër sëmundjes.

    Natyrshëm lind pyetja se sa efektiv mund të jetë trajtimi i pacientëve të sëmurë me Covid-19 përmes plazmës? Nuk është hera e parë që përflitet për përdorimin e plazmës, pasi për herë të parë u diskutua në mes të shkurtit nga zyrtarë kinezë. Qasja e tyre u konsiderua si e logjikshme nga ekspertë të Live Science, webside me përmbajtje artikujsh shkencorë. Një ndër vendet që e aplikoi ishte Turqia.

    Por si një pjesë e mirë e trajtimeve të përdorura për të luftuar sëmundjen pandemike, edhe plazma është parë me dyshim. Një studim i publikuar në JAMA në fillim të qershorit, i kryer nga hulumtues kinezë, tregoi se trajtimi me plazmën e personave të shëruar nuk pati ndonjë efekt. Megjithatë studiuesit u shprehën se studimi përfundoi herët për shkak të mungesës së plazmës. Në këtë pikë, duhet thënë se është ende e paqartë sa efekt do të ketë ky trajtim, të paktën për Covid-19, pasi nuk është hera e parë që përdoret plazma e gjakut. Përdorimi i saj daton që prej fillimit të shekullit XX dhe është përdorur kundër fruthit, gripit dhe Ebolës.

    Së fundmi, por jo për nga rëndësia, a është një trajtim i rrezikshëm? Duhet thënë se kur përdorimi i plazmës u njoftua për herë të parë, disa ekspertë u shprehën se trajtime të tilla duhet të kalojnë së pari procesin e provave të mirëfillta laboratorike, përpara se të aplikohen te njerëzit sepse nuk dihet shkalla e efekteve anësore. Ndonëse provat që mbështesin përdorimin e saj te pacientët e sëmurë me Covid-19 janë të pakta, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) e ka miratuar përdorimin e saj te njerëzit me shkallë të rëndë të infeksionit.

    Po kështu, është kryer edhe një studim i rëndësishëm me 20,000 pacientë të shtruar me Covid-19, studim që është publikuar në revistën mujore mjekësore Mayo Clinic Proceedings dhe ku morën pjesë më shumë se 2,000 institucione mjekësore. Pacientët morën transfuzione të plazmës së gjakut nga njerëz të shëruar, dhe studimi tregoi se trajtimi ishte i sigurt dhe sugjeroi që përdorimi mund të jetë i dobishëm.