Ndahet nga jeta në moshën 90-vjeçare Kostandin Ropi, heroi i letrarizuar i subjektit të filmit “Partizani i vogël Velo”.
Konstandin Ropi lindi në Leshnicë, Vithkuq në vitin 1930 dhe mbeti jetim që në moshë të vogël, pasi prindërit iu vranë. Kjo e detyroi të dilte në mal partizan në moshën 12-vjeçare.
Ai është personazhi real i filmit të Kinostudios “Shqipëria e Re” që u kthye në heroin e filmit “Partizani i vogël Velo”.
Pas Çlirimit ka mësuar në një shkollë ekonomike për kontabilitet në vitet 1947 – 1948. Më pas ka studiuar në shkollat ushtarake në BS.
Në Tiranë përfundoi Shkollën e Bashkuar të Oficerëve dhe Akademinë Ushtarake. Më pas, kur mbaroi Akademinë Ushtarake shkoi me shërbim në Durrës ku shërbeu për shumë vite.
Pas daljes në pension u rikthye në vendlindje në Korçë.