213
Një trup i pajetë është gjetur ditën e sotme në vendin e quajtur Përroi Leshniqës Qerret, në largësi rreth 200 metra nga bregu i detit.
Kanë qenë peshkakatarët që kanë pikasur trupin e pa jetë, i dyshuar i mbytur aksidentalisht. Ka qenë ora rreth 08:00, teksa nuk dihet ende identiteti i tij.
“Më datë 27.06.2020, rreth orës 08:00, në vendin e quajtur Përroi Leshniqës Qerret, në largësi rreth 200 metra nga bregu i detit, peshkatarët e zonës kanë konstatuar një shtetas ende të paidentifikuar pa shenje jete, i dyshuar i mbytur aksidentalisht.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e personit dhe zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.