113
Duke reaguar për mungesën e kryeministrit Edi Rama në ceremoninë për dekorimin e ish-Presidentit Prof. Dr Rexhep Meidani, zëdhënësi i kreut të shtetit, Tedi Blushi thotë se kreu i qeverisë ka pasur ftesë por mungoi se po merrej me Bjellorusinë.
“Kryeministri Rama ka qenë sot i ftuar në ceremoninë e dekorimit të Prof.Dr Meidanit, por ai ka qenë duke u marrë me Bjellorusinë. Ndaj e mirëkuptojmë për mungesën!”, shkruan ai.
Kujtojmë se Rama reagoi pasditen e sotme si kreu i OSBE-së për situatën politike në Bjellorusi duke ofruar ndërmjetësim për zgjidhjen e krizës midis qeverisë dhe opozitës atje.