Tirana “rrëmben” yllin e Rapid Bukureshtit, sulmuesi një hap larg prezantimit

by KLIKOJE.AL

Tirana është shumë pranë finalizimit të një prej lëvizjeve më të rëndësishme të kësaj merkatoje. Bardheblutë pritet të prezantojnë në ditët në vijim Drilon Hazrollajn, i cili do t’i bashkohet skuadrës në formulën e huazimit nga Rapidi i Bukureshtit.

Sipas informacioneve, marrëveshja është drejt përfundimit, ndërsa janë zbuluar edhe detajet financiare të operacionit. Sulmuesi anësor pritet të përfitojë një pagë prej rreth 100 mijë eurosh në sezon gjatë aventurës së tij te Tirana.

Hazrollaj u transferua te Rapidi nga Malisheva në një operacion që, sipas raportimeve, i kushtoi klubit rumun rreth 900 mijë euro. Megjithatë, aventura e 22-vjeçarit në Rumani nuk shkoi sipas pritshmërive.

Dëmtimet ndikuan ndjeshëm në ecurinë e tij, duke i kufizuar minutat në fushë. Gjatë sezonit të kaluar ai regjistroi vetëm rreth 300 minuta në 14 paraqitje, pa arritur të shënojë gol apo të dhurojë asist. Tashmë, huazimi te Tirana shihet si mundësia ideale që talenti kosovar të rigjejë formën dhe të rikthejë nivelin që e bëri një nga futbollistët më të spikatur në Superligën e Kosovës.

LEXO ME SHUME:Partizani ndez motorët, sfida e parë e verës ka tashmë datë dhe rival

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.