Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: rama

  • “Është nivel shumë i lartë”, Olsi Rama i pakënaqur me Jorgjin: Të iki në Europë, po e harxhon kohën kot (video)

    “Është nivel shumë i lartë”, Olsi Rama i pakënaqur me Jorgjin: Të iki në Europë, po e harxhon kohën kot (video)

    Drejtori i Partizanit, Olsi Rama, ka festuar trofeun e Superkupës të fituar nga të kuqtë përballë Egnatias. Por ai nuk ka ngurruar që të sulmojë edhe gjyqtarin Enea Jorgji, i cili sipas tij kishte gabuar në vendimet ndaj të kuqve.

    Është një nder i madh shumë që të kesh arbitrin më të mirë që të arbitrojë. Dhe u bëj një thirrje të gjithëve, pse të arbitrojë në Shqipëri e të harxhojë kohën kot? Më mirë të iki të arbitrojë në Europë se ai është nivel shumë i lartë për këtë kampionat. Çfarë të them unë i shkreti! Unë kam fatin që e shoh ndeshjen nga lart, e shoh në TV, e bëj VAR-in para se ta bëjnë në VAR dhe i shoh gjërat se si janë, Megjithatë, ia lë gjerat specialistëve. Por mendoj se ai është me të vërtetë jashtë realiteti , mendoj se ai është me të vërtetë jashtë realitetit. E pranon edhe vetë ai që nuk është për këtë nivel”, tha Rama për “MCN” pas përfundimit të ndeshjes.

  • “Në vitin 1982’ në Tiranë disa të rinj dolën me flamurin italian”/ Rama i tregon Arrigo Sacchit historinë e panjohur: Të nesërmen mora vesh që ishin arrestuar

    “Në vitin 1982’ në Tiranë disa të rinj dolën me flamurin italian”/ Rama i tregon Arrigo Sacchit historinë e panjohur: Të nesërmen mora vesh që ishin arrestuar

    Nën tingujt e muzikës së Antonelo Venditit me këngën e tij të njohur “Giulio Cesare”, në ambientet e Kryeministrisë, u paraqit një përmbledhje emocionuese e sulmuesit të njohur italian Paolo Rosi.

    Në ceremoninë e organizuar nën kujdesin e kryeministrit Rama në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Shqipëri, në fokus ishte legjenda e futbollit italian, i cili inspiroi me breza të tërë lojtarësh dhe tifozësh në vendin e tonë.

    Në takimin e sotëm legjenda e futbollit botëror Arrigo Saki dhe fondacioni “Paolo Rossi” lajmëruan ekspozitën e rrallë të 26 janarit në Tiranë. Bëhet fjalë për  koleksionin e djaloshit të artë të futbollit italian, që ngriti peshë edhe zemrat e tifozerisë shqiptare në vitet 70-80

    Në fjalën e tij kryeministri Rama theksoi domethënien që kishte për sportdashësit shqiptar një figurë si ajo e Paolo Rossit. “Flasim për një perudhë të errët të hisotorisë së Shqipërisë, por Rosi me lojën e tij i dha pak dritë. Rossi na ka lënë mbresa në atë Botëror madje kur fituan titullin mbaj mend se një grup të rinjsh dolën në rrugë me flamurin italian. Për atë kohë një gjest i tillë ishte thuajse një herezi. Ne e morëm vesh ditë më pas se ata u ndaluan dhe dolën përpara drejtësisë”.

    Gjithashtu i pranishëm ishte edhe ambasadori italian në Tiranë, Fabricio Buçi, i cili u shpreh i entuziasmuar për këtë nismë. 

  • Marrëveshja Rama – Meloni për 36 mijë emigrantët në vendin tonë, reagon BE: Duhet kujdes, respektoni…

    Marrëveshja Rama – Meloni për 36 mijë emigrantët në vendin tonë, reagon BE: Duhet kujdes, respektoni…

    Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë ka shkaktuar edhe reagimin e Brukselit. Komisioni Evropian thotë se është vënë “në dijeni të marrëveshjes operacionale mes autoriteteve italiane dhe shqiptare” në fushën e menaxhimit të flukseve migratore.

    “Ne jemi informuar për këtë marrëveshje, por nuk kemi marrë ende informacion të detajuar. Marrëveshja operacionale duhet ende të përkthehet në ligj nga Italia dhe të zbatohet më tej.

    Është e rëndësishme që çdo marrëveshje e këtij lloji të respektojë plotësisht të drejtën e BE-së dhe të drejtat ndërkombëtare” – tha një zëdhënëse e qeverisë së BE-së e pyetur nga Adnkronos.

    Për këtë çështje u edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, i intervistuar nga Bruno Vespa në emisionin “Pesë minuta”.

    “Po. Menaxhimi do të jetë italian. Ka një protokoll shumë të saktë. Është një qendër pritjeje, një vend për të kryer kontrolle dhe regjistrime. Gjithçka do të bëhet sipas kritereve shumë të sakta të BE-së”, – tha Rama.

    “Kjo marrëveshje, nënvizoi ai, vjen thjesht nga mirënjohja që ekziston gjithmonë tek unë, tek të gjithë ne shqiptarët, ndaj Italisë. Kur Italia kërkon t’i japin një dorë, ne jemi gati t’ia japim” – tha ai.

  • Rama zbulon bisedën private: Macron më tha se Kosova rrezikon pezullimin e vizave nëse nuk pranon planin…

    Rama zbulon bisedën private: Macron më tha se Kosova rrezikon pezullimin e vizave nëse nuk pranon planin…

    Kryeministri Edi Rama në një intervistë për emisionin “Opinion” tregoi se çfarë i tha presidenti francez Emmanuel Macron në lidhje me konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë. Kreu i qeverisë u shpreh se Macron i tha se “nuk do të hapë rrugë nëse ata në Prishtinë nuk do t’i hapin rrugë dakordësisë së planit franko-gjerman”. 

    “Ai e preku çështjen e situatës në procesin e dialogut, si të gjithë të tjerët, por edhe ndoshta pak më shumë se të tjerët ai është vetvetiu i lënduar me faktin që edhe pse është angazhuar personalisht bashkë me kancelarin Scholz për të vënë në tavolinë një plan që quhet plani franko-gjerman dhe që është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë Kosovës në këtë fazë të historisë së saj dhe duke diskutuar më tha që “unë nuk jam i gatshëm që të hap rrugë nëse ata në Prishtinë nuk do t’i hapin rrugë dakordësisë mbi planin franko-gjerman”.

    Ç’kishte parasysh me këtë? Vizat. Natyrisht!” – tha Rama që vijon të këmbëngulë se të njëjtën gjë Macron tha edhe në konferencën për mediat edhe pse kjo u korrigjua nga disa burime. 

    “E tha edhe në konferencë.  Ajo ishte shumë e qartë. Ajo që është shqetësuese është që edhe figura publike, edhe profile false me nxitje nga figura publike u hodhën në një sulm ndaj tij dhe ndaj madje u hodhën edhe në sulm ndaj meje, a thua se e bëra unë atë. A thua se e kam unë gjithë fuqinë t’i them Presidentit francez, do bësh, këtë, do bësh atë.

    Përkundrazi, por kjo është një tjetër, nuk ka rëndësi se unë jam mësuar me këtë. I këshilloj ta lexojnë mirë atë që tha sepse foli për disa javë në vijim që janë javë oportuniteti. Pra duhet të ketë lëvizje në drejtimin e duhur se nuk mund të merret peng gjithë bashkësia e aleatëve dhe e miqve të Kosovës, nuk mund të merret peng i gjithë komuniteti euroatlantik për ti bërë karshillëk një përpjekje të tyre, shumë, shumë të vendosur dhe po kaq të sinqertë për të zgjidhur çështjen e vetë Kosovës” – tha Rama. 

  • Kosova merr “shuplakën” e parë nga ndërkombëtarët, Macron në konferencë me Ramën: Do t’i pezullojmë liberalizimin e vizave

    Kosova merr “shuplakën” e parë nga ndërkombëtarët, Macron në konferencë me Ramën: Do t’i pezullojmë liberalizimin e vizave

    Kosova ka marr shuplakën e parë nga ndërkombëtarët. Më 1 janar të vitit 2024 pritej që të gjithë qytetarët e Kosovës të udhëtonin lirshëm pa viza drejt zonës Schengen, që përbëhet prej 26 shtetesh evropiane.

    Mirëpo ky vendim është rrëzuar dhe do të ketë një shtyrje paafat që shtetasit e Kosovës të lëvizin të lirë. Këtë vendim e njoftoi presidenti i Francës Emanuel Macron, i cili përkrah një konference me Edi Ramën tha se Kosova duhet të reflektojë në vendimet e saj.

    Ky vendim sipas Macron ka ardhur për shkak të mungesës së dialogut me Serbinë. Presidenti francez thotë se pret që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe krerët e Kosovës, Kurti dhe Osmani, të jenë të përgjegjshëm në raport me situatën e krijuar.

    E them me shumë qartësi, ne ju kemi besuar për çështjen e vizave, çështja është pezulluar nga ana e Francës, sepse ka të bëjë më respektin e fjalës së dhënë. Fjala nuk po mbahet. Pres që të angazhohen të dyja palët që të ecim përpara në javët e ardhshme. Është kushti i paqes në të gjithë zonën”, tha Macron nga Tirana.

  • Radio France Internationale i nxjerr bojën Shqipërisë: Rama dyshohet për lidhje të ngushta me trafikun e drogës, vend i korruptuar

    Radio France Internationale i nxjerr bojën Shqipërisë: Rama dyshohet për lidhje të ngushta me trafikun e drogës, vend i korruptuar

    Mediumi francez ‘Radio France Internationale‘, i ka kushtuar një shkrim vizitës së presidentit francez, Emmanuel Macron në Shqipëri ditën e sotme. Media franceze në artikullin e saj hedh dyshime në lidhje me integrimin e Shqipërisë në BE si dhe për çështjet e brendshme të vendit tonë.

    Në një pjesë të artikullit RFI, thekson se ka dyshime të mëdha që kryeministri Rama është i lidhur me trafikun e drogës, pasi siç shkruhet Shqipëria është kanabizuar. 

    Po ashtu mediumi francez ka prekur edhe pjesën e emigrimit masiv të shqiptarëve, ku thuhet se çdo ditë e më shumë po zbrazet nga të rinjtë. Një tjetër problematike që është prekur nga RFI është edhe fakti që Shqipëria po kthehet në një vend autoritar, i korruptuar dhe armik i fjalës së lirë.  

    Shkrimi i Plotë i RFI: 

    Emmanuel Macron shkoi në Tiranë në fillim të javës. Prania e tij duhet të shërbejë si një simbol, pasi ka bllokuar procesin e zgjerimit për një kohë të gjatë duke vënë veton për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Franca po mbron sot një Evropë të zgjeruar, por me disa shpejtësi, ndërsa Charles Michel, presidenti të Këshillit Evropian, ka vendosur objektivin e zgjerimit në vitin 2030.

    Parisi, i mbështetur nga Berlini, propozon një arkitekturë të re evropiane, me katër qarqe koncentrike: vendet që duan integrim më të ngushtë në fusha të caktuara, BE-ja aktuale, anëtarët e asociuar, të cilët mund të jenë ata aktualë nga Ballkani si dhe Moldavia dhe Ukraina, dhe më në fund Komuniteti Politik Evropian.

    Edi Rama, gjithnjë e më shumë drejt Perëndimit

    Në fakt, lufta në Ukrainë ka riorganizuar kartat dhe Parisi dëshiron me çdo kusht të pengojë vendet e Ballkanit Perëndimor të kthehen drejt Rusisë apo Kinës. Për këtë, Shqipëria duket të jetë një vitrinë e bukur: duket se formon një ishull qetësie dhe stabiliteti në zemër të Ballkanit. Dhe vendi i vogël, i cili u bashkua me NATO-n në vitin 2009 dhe që është kandidat për integrim evropian që nga viti 2014, nuk i shmanget angazhimeve të tij diplomatike.

    Kryeministri i saj, socialisti Edi Rama, nuk humbet asnjë rast për të theksuar se Shqipëria është “shteti më pro-evropian dhe proamerikan” në Ballkan. Ne e dëgjuam atë të merrte përsëri kauzën e Ukrainës gjatë presidencës së tij në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në fund të shtatorit në Nju Jork, kur ai tallej me “operacionin special” të Rusisë, duke shkaktuar të qeshura nga aleatët e saj perëndimorë. Kohët e fundit, Edi Rama “dënoi ashpër sulmin terrorist të Hamasit kundër Izraelit” dhe i dha mbështetjen e tij të plotë Benyamin Netanyahut.

    Edi Rama si frengjishtfolës synon të veprojë edhe si ndërmjetës në çështjet e Ballkanit. Pas shpërthimit të dhunës pranverën e kaluar në veri të Kosovës, lideri karizmatik ofroi që të shërbente si ndërmjetës për të rregulluar Beogradin dhe Prishtinën. Ai shkoi aq larg sa paraqiti një plan për të arritur nënshkrimin e “marrëveshjes së normalizimit” mes Serbisë dhe Kosovës. Veç se kryeministri kosovar e ka refuzuar. Dy burrat e urrejnë njëri-tjetrin, duke dashur secili të vendoset si lideri natyror i të gjithë shqiptarëve në Ballkan…

    Shqipëria, një regjim hibrid

    “Edi Rama është një komunikues i shkëlqyer, por ka dy fytyra Ai kultivon imazhin e tij modern dhe liberal ndërkombëtarisht, por e menaxhon vendin me grusht të hekurt, duke përdorur të gjitha mjetet e patronazhit,” thotë intelektuali Fatos Lubonja. 

    Në pushtet që nga viti 2013, Edi Rama arriti, në 2017 dhe 2021, atë që askush nuk kishte bërë që nga rënia e komunizmit: të merrte një shumicë absolute në Parlament vetëm me Partinë e tij Socialiste. Sipas OJQ-së amerikane Freedom House, Shqipëria nuk është më një demokraci, por një “regjim hibrid”, i korruptuar dhe gjithnjë e më autoritar. Kjo konfirmohet nga Reporterët pa Kufij (RSF), i cili ka bërë që vlerësimi i vendit të bjerë ndjeshëm vitet e fundit në renditjen e lirisë së shtypit. Kjo ngjalli zemërimin e kryeministrit shqiptar, i cili akuzoi RSF-në për “gënjeshtra” dhe “fantazi”.

    Edi Rama dyshohet veçanërisht për lidhje të ngushta me trafikun e drogës, deri në atë pikë sa disa flasin edhe për “kanabizim” të Shqipërisë. Kundërshtarët e tij dyshojnë se ai e ka sjellë vendin në linjë falë këtyre parave, akuza të cilat madje bënë që OECD ta vendosë Shqipërinë nën “mbikëqyrje të shtuar” në pranverën e vitit 2020. Sipas një studimi të Global Initiative kundër Krimit të Organizuar Transnacional, më shumë se 1.6 miliardë euro dyshohet se janë pastruar midis 2017 dhe 2019 falë lulëzimit të ndërtimit të pasurive të paluajtshme, ndërsa vendi po zbrazet.

    Një vend që zbrazet nga të rinjtë

    Si të gjithë fqinjët e saj në Ballkanin Perëndimor, edhe Shqipëria po përjeton një eksod masiv të fuqisë punëtore. Shumë në fakt e kanë humbur shpresën për të jetuar në një vend të lirë, për të gjetur punë pa qenë nevoja të betohen për besnikëri ndaj një partie politike. Vetëm në vitin 2019, 12% e shqiptarëve do të kishin udhëtuar jashtë vendit dhe vendi humbet mesatarisht 2% të popullsisë çdo vit. Sigurisht që të parët largohen nën 30 vjeç, të diplomuarit, por edhe të gjithë personat me një kualifikim profesional që u lejon atyre të shpresojnë për të gjetur një punë jashtë vendit. Këto largime kanë pasoja të rënda, veçanërisht në turizmin, i cili është një goditje e madhe për ekonominë kombëtare. Sipas përllogaritjeve nga sindikata kryesore në sektor, këtë vit ka pasur mungesë të më pak se 300,000 punëtorë. Por qeveria preferon të shmangë këtë temë dhe të fokusohet në bumin e jashtëzakonshëm që po përjeton vendi: +27% vizitorë të huaj në 2023 pas një sezoni tashmë rekord të mëparshëm (+33%). “Nëse trendi rritës vazhdon deri në dhjetor, mund të arrijmë në 10 milionë”, tha Edi Rama në nisjen e vitit shkollor në rrjetet sociale, kanali i tij i preferuar i komunikimit.

  • Rama krah Olaf Scholz, kryeministri i vendit bën lapsusin që nuk pritej

    Rama krah Olaf Scholz, kryeministri i vendit bën lapsusin që nuk pritej

    Sytë e gjithë Europës janë ditën e sotme (16 tetor 2023) në Tiranë, ku po mbahet për herë të parë Samiti i Procesit të Berlinit. Liderët e Bashkimit Europian dhe ata të Ballkanit, u pritën nga vetë kryeministri Edi Rama dhe të gjithë parakaluan në tapetin e kuq një nga një. 

    Rama në momentin kur po prezantonte ministrat u shpreh se Igli Hasani ishte Ministri i ri i Financave, duke e ngatërruar me Ervin Meten që e kishte në krahë.

  • Dosja e aferës ‘Rama-McGonigal’, Fox News: Ka pranuar fajin, do të shqyrtohet nga një gjykatë në Washington

    Dosja e aferës ‘Rama-McGonigal’, Fox News: Ka pranuar fajin, do të shqyrtohet nga një gjykatë në Washington

    Rrjeti televiziv amerikan, ‘Fox News’ ka raportuar se Charles McGonigal po shkon drejt pranimit të fajit edhe për atë që njihet si dosja shqiptare. Dosja e aferës ‘Rama-McGonigal’ do të shqyrtohet nga një gjykatë në Washington.

    Sipas rrjetit amerikan, McGonigal rrezikon një dënim me dekada burg. ‘Ish-zyrtari i FBI-së, që luajti një rol në hetimin Trump-Rusi dhe së fundmi u deklarua fajtor për akuzat për komplot me një oligark rus, i ka kërkuar një gjykatësi federal në Washington, më shumë kohë për të hartuar një marrëveshje për pranimin e fajësisë në lidhje me një dosje të dytë, me akuza shumë më të rënda, e cila mund ta çojë atë pas hekurave për dekada’ – raporton prestigjozja ‘Fox News’. Në media shkruhet se në dosjen shqiptare, është faktuar se McGonigal ka marrë 225 mijë euro nga Agron Neza.

    Seanca e radhës, kur Charles Mcgonigal pritet të pranojë fajësinë do të mbahet më 22 shtator.

  • Çështja Fredi Beleri, Mitsotakis “ndëshkon” Edi Ramën, nuk e fton në darkën me liderët e rajonit

    Çështja Fredi Beleri, Mitsotakis “ndëshkon” Edi Ramën, nuk e fton në darkën me liderët e rajonit

    Në një kohë kur marrëdhëniet ndërmjet Tiranës dhe Athinës janë tensionuar për shkak të arrestimit të kryetarit të zgjedhur të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, një tjetër qëndrim vjen nga pala greke.

    Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, në 21 gusht do të mirëpresë në një darkë informale liderët e rajonit, por nuk ka ftuar kryeministrin shqiptar Edi Rama. Shqipëria, që ishte e ftuar në rang Presidenti, nuk do të jetë e përfaqësuar.

    Sipas gazetës greke “Protothema”, në Athinë do të jenë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevksi. Të pranishëm do të jenë edhe liderët e shteteve të rajonit që janë anëtarë të Bashkimit Evropian.

    Në këtë darkë ku do të jetë edhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel do të diskutohet për të ardhmen evropiane të Ballkanit. Duke ftuar presidentin, pala greke ka shmangur Ramën.

    Një grup personash, protestuan në sheshin e Spillesë në Himarë disa ditë më parë, ku kërkonin lirimin e krebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri nga burgu.

    Në protestë u shfaqën kryebashkiaku i Athinës Kostandinos Bakojanis dhe kryetari i bashkisë së Selanikut, Kostandinos Zervas si dhe kryetarët e bashkive Igumenicë dhe Korfuz. Protesta u organizua nga Omonia. Athina zyrtare e ka konsideruar arrestimin e Belerit si me prapavijë politike, çka ka sjellë replika të ashpra ndërmjet dy qeverive.

    Në një postim në rrjetet sociale për protestën, Rama u shpreh se ngjarje të tilla mund të sjellin pasoja regresive në rindezjen e toneve nacionaliste dhe urrejtje ndërmjet dy vendeve, duke e konsideruar unikale në historinë e Europës.

    Sipas tij, kryebashkiaku i zgjedhuri Himarës po përballet akuzat në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, institucion i cili ka vendosur prapa hekurave shumë zyrtarë të lartë socialist.

  • “Perandori kthehet në Tiranë”/ Kryeministri Rama zyrtarizon ndeshjen e Partizanit me Romën, jehonë rikthimit të Mourinhos

    “Perandori kthehet në Tiranë”/ Kryeministri Rama zyrtarizon ndeshjen e Partizanit me Romën, jehonë rikthimit të Mourinhos

    Edi Rama ka zyrtarizuar ditën e sotme miqësoren e Partizanit. Demat do të luajnë një miqësore luksi me Romën e Jose Mourinhos më 12 gusht.

    Kjo do të jetë hera e dytë për trajnerin portugez në Tiranë, ndërsa ndan kujtime të bukura nga kryeqyteti shqiptarë, pasi në sezonin 2021-2022 arriti të fitonte trofeun e parë të Conference League në “Air Albania”.

    Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama e mirëpret “Special One” në Tiranë. Kujtojmë se kjo miqësore do të luhet dy ditë pas sfidës me Valmieran në Conference League, e vlefshme për turin e tretë të këtij kompeticioni.

    “Wow, Perandori i ri i Romës kthehet në Tiranë. Mirë se erdhe Jose”, ka shkruar Rama.